Kërcënim apo keqinformim? Ministrja e Mbrojtjes përmend vitin 1997

Postuar në 03 Mars, 2019 11:17

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka qenë në Dibër, në cilësinë e të deleguarës së PS-së për Qarkun. Në fjalën e  mbajtur, zonja Xhaçka ndër të tjera tha: 

Raporti ynë kryesor dhe final është ai me qytetarët, është besimi që ata na kanë dhënë, është puna që ne duhet të bëjmë për të shpërblyer besimin e tyre. Është shumë e rëndësishme që ne të intensifikojmë komunikimin me ta. Jo thjeshtë për të folur me ta për sukseset e qeverisjes sonë por, është me rëndësi tu tregojmë atyre sikundër edhe opozitës e partnerëve tanë ndërkombëtare, që janë mbështetja jonë dhe flasin se çfarë duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë, se ne jemi të gjithë bashkë e flasim të gjithë njëzëri. Dhe se ato forca që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë e shumë më tepër sesa ata pak vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e ‘97 

Nuk dihet se ku e lexon zonja në fjalë hijen e vitit 1997, por në çdo rast ndoshta duhet të kujtojë se përplasjen civile në atë e kapitalizoi partia ku ajo bën pjesë. E cila pavarësisht të gjithave u identifikua me bandat e armatosura anembanë vendit.

Nuk është po ashtu e qartë nëse zonja në fjalë lëshon mesazhe të tilla si ministre Mbrojtjeje, duke nxitur edhe më shumë keqkuptimet. Sëmundja e keqinformimit është profesion i socialistëve mirëpo është detyra e opozitës që të sqarojë axhendën e vet dhe faktin se përballja është detyrë demokratike dhe jo axhendë për hir të dhunës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.