Ndryshimet klimatike, KE: Mund të kenë pasoja në paqen dhe sigurinë e vendeve

Këshilli i Europës ka miratuar një paketë konkluzionesh mbi diplomacinë klimatike. KE vë në dukje se ndryshet klimatike përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe ekzistencial, i cili nuk do të kursejë asnjë vend. Megjithatë, pavarësisht ndikimeve të shumta shkatërruese që kanë pasur ndryshimet klimatike, veprimi për ta penguar progresin e këtyrë të fundit mbetet i pamjaftueshëm.
Në konkluzionet e miratuara të hënën, BE-ja ripohon angazhimin e palëkundur në Marrëveshjen së Parisit, si kornizë thelbësore shumëpalëshe, që drejton veprimtarinë globale në përballjen me ndryshimet klimatike, dhe mirëpret rezultatin pozitiv të Konferencës së 24-të të Palëve në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (COP 24).
Këshilli i BE-së thekson se ambicie në aspketin e aksionit përballë ndryshimeve klimatike nuk duhet të jetë vetëm reduktimi i emetimit të gazrave serrë në hapësirë, por edhe për kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve për pasojat që mund të kenë ndryshimet klimatike në paqen dhe sigurinë e botës.
Këshilli kujton se viti 2019 është një vit kritik për përshpejtimin e e masave që duhet të marrë secili vend në mënyrë të veçantë dhe ngritjen e ambicies globale në kontekstin e ndjekjes së zhvillimit të qëndrueshëm, nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara.
Në mënyrë të veçantë, Këshilli mirëpret vizionin strategjik afatgjatë të Komisionit Evropian për një ekonomi të prosperuar, moderne, konkurruese dhe neutrale ndaj klimës. Në konkluzionet e Këshillit të Europës theksohet se BE-ja do të vazhdojë të udhëheqë rrugën në aksionin global klimatik dhe do të punojë drejt rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë aspekt.
TemaTv
Add new comment