Ministri grek i Mbrojtjes: Propozova "Plan B" për Emrin e Maqedonisë. Tsipras refuzoi

Postuar në 15 Tetor, 2018 13:11

Ndërkohë që Parlamenti I Maqedonisë ka nisur sot diskutimet për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, ministri grek I Mbrojtjes, Panos Kammenos ka deklaruar se ai ka paraqitur një plan B, nëse këto ndryshime nuk ndodhin. Në një intervistë për televizionin shtetëror grek, ERT, Kammenos është shprehur se ai i ka propozuar kryeministrit Alexis Tsipras një variant të Marrëveshjes së Prespës, por kjo gjë është refuzuar nga Tsipras.

Kryeministri ishte në dijeni të propozimit alternative, por nuk e miratoi atë si politikë kombëtare. Kam thënë që ky duhet të ishte një propozim alternativ në rast se Marrëveshja e Prespës dështon që të vihet në jetë. Në mënyrë që ne të sigurojmë rajonin, duhet të përfundohet një marrëveshje mes Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë dhe SHBA-së, së cilës më vonë duhet t’I bashkohet edhe Serbia, mbi modelin e takimeve trepalëshe dhe katërpalëshe të organizuara nga Greqia

tha Kammenos.

Ai ka kujtuar se propozimin e ka bërë në cilësinë e partnerit në koalicion, duke kujtuar edhe njëherë ndasinë e madhe me Tsipras për këtë çështje. Kammenos ka shtuar se ai nuk do ta votojë Marrëveshjen e Prespës nëse ajo vjen në Parlamentin grek.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.