Tensione mes Patriarkanës së Stambollit dhe Moskës për autoqefalinë e Kishës Ukrainase

Tensionet mes Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës dhe Patriarkatit të Rusisë janë shtuar edhe më shumë pas dështimit në bisedimet e fundit. Pas një takimi mes përfaqësuesve të Patriarkanës dhe Patriarkut Kirill, patriarku Bartholomeu foli për nevojën e dialogut si rrugë për të zgjidhur problemet.
Nga ana tjetër, Mitropoliti Emanuel i Francës deklaroi se
Patriarkata Ekumenike nuk kërcënon kënd dhe as kërcënohet prej dikujt
Çështja është shumë delikate pasi më herët Patrirakana e Moskës ka bërë të qartë se nëse çështja e Kishës Orthodhokse Ukrainase nuk do të zgjidhet në favor të saj, atëherë kjo do të çojë në skizëm.
Kisha në fjalë është e vetmja nga tre kisha e mëdha të Ukrainës, krahas Patriarkatit të Kievit dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale Ukrainase, të krijuara në vitin 1992, që njihet nga orthodhoksia botërore. Kisha në fjalë u njoh dhe u vu nën administrimin e Patriarkanës së Moskës, por me ndryshimet politike aktuale, duket se është hapur problemi i autoqefalisë. Fanari ka ngritur përherë pretendime për varësinë e Kishës në fjalë nga Moska dhe Mitropoliti Emanuel ka deklaruar se çështja nuk mund të shtyhet përherë.
Sipas sondazheve të fundit përqindja e besimtarëve që po ndjekin koshën tjetër, Patriarkatin e Kievit, është rritur dhe kjo për shkak të situatave politike dhe për shkak të disa qëndrimeve që konsiderohen si proruse të Kishës Orthodhokse Ukrainase.
Në këtë kuadër duhet kujtuar se pak kohë më parë Patriarku Kirill i Moskës vizitoi Tiranën me ftesë të Kryepeshkopit Janullatos, por në qëndrimet publike nuk u njoftua nëse çështja e Kishës Ukrainase është diskutuar apo jo.
Add new comment