Një rol i ri për Ballkanin, Bannon flet për Tv publik serb

Ballkani mund të fitojë në rol të ri, më të rëndësishëm në botë, në kushtet kur Turiqa, Kina dhe Irani po krijojnë një lloj aleance. Ky është mendimi i Steve Bannon, ish-këshilltarit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka folur për çështjet europiane gjatë një interviste me televizionin serb, RTRS. Ai ka shmangur cilësimin e Rusisë si një kundërshtare e Perëndimit, duke theksuar se takimi i Helsinkit ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm.
Mendoj se ajo çfarë ndodhi në Helsinki ishte shumë e fuqishme, shumë pozitive. Liberalët në vendin tonë dhe progresivët, përherë kanë dashur të komunikojnë. E kam fjalë Marrëveshjet e Dejtonit erdhën prej këtyre bisedimeve – ata përherë duan të ulen, të bisedojnë, të angazhohen, përveç se kur Presidenti Trump e bën këtë
është shprehur Bannon.
Sipas tij në zhvillimet e fundit në Europë dhe në destabilizimin që po ndodh ka dorë dhe rol primar, George Soros që po investon miliarda dollarë për OJF të majta, ndërkohë që politika e tij po bllokohet në Hungari, Itali dhe Austri.
Idetë e Bannon kanë rëndësi për faktin se ish-këshilltari i Trump është angazhuar në një fushatë ideologjike për rigjallërimin e ideve të djathta. Shmangia e Rusisë nga kategorizimi si vend armiqësor bie ndesh me dokumentet kryesore të Shtëpisë së Bardhë. Duket se edhe politika e Trump është e ndarë nga qëndrimet zyrtare përderisa ai është ndër të paktët që miraton përmirësimin e raporteve me Rusinë pa kushtëzime.
Nuk është e qartë se çfarë passjell një klimë e tillë ruso-amerikane për Ballkanin, por është fakt se dy muajt e fundit zyrtarët serbë kanë deklaruar se në Shtëpinë e Bardhë kanë nisur të flasin për një klimë të re, “se mendimet tona po dëgjohen”.
Në këtë kuadër, varianti i korrigjimit të kufijve merr tjetër perspektive dhe në Serbi në mënyrë mbivlerësuese po diskutojnë në kontekstin e një “analize strategjike” deklaratat e Pandeli Majkos duke parë te to përpjekjen e krijimit të kufijve të rinj. E qartë është se Beogradi zyrtar po kërkon të zgjidhë çështjen me shqiptarët përmes formulës së rishikimit të kufijve dhe ndoshta afrimi ruso-amerikan krijon kushte të tilla edhe pse në Perëndim nuk ka shenja se politkka e Trump ka mbështetje. Kështu Britania e Madhe që merr presidencën e Këshillit të Sigurimit ka refuzuar të përfshijë Kosovën në axhendë me argumentimin se nuk ka asnjë zhvillim për t’u konsideruar. Në çdo rast, Serbia ka një shans me administratën e re, qoftë edhe për diversione ndaj BE-së dhe kjo jep frymëmmarrje për politikën e jashtme serbe.
Add new comment