Masturbimi, nga një akt natyral, në ndalimin për arsye biznesi
Masturbimi është cilësuar për shumë kohë një tabu. Është ndër ato akte që mbeten pjesa më e “ndrojtur “ e seksualitetit njerëzor. Historia e tij është e veçantë, ku shpesh është mplekur feja, moralizmi, apo edhe biznesi. Në fund fjalën e pati mjekësia, por edhe çlirimi nga kufijtë e një presioni që shkon kundër natyrales.
http://www.focus.it/scienze/salute/masturbazione-da-sapere?gimg=70543&gp...
Foto 2 nga 11

Autoerotizmi është cilësuar nga disa besime fetare si zanafilla e jetës. P.sh Atum, zoti egjiptian i krijimit, e krijoi të parën qenie duke hedhur jashtë spermën e tij. Për këtë arsye edhe masturbimi quhej tabu: vetëmjaftueshmëria seksuale është një prerogativë hyjnore. Në antikitetin klasik, masturbimi konsiderohej praktikë natyrale. Filozofi Diogjen Ciniku(shekulli IV p.e.s) masturbohej në publik, pasi sipas tij kjo ishte një nevojë natyrale njësoj si të tjerat. Stoikët e ekzaltonin masturbimin si shprehje të vetëmjaftueshmërisë. Në imazhin e mësipërm: Satirë me autoerotizmin në një vazo të shekullit VI p.e.s
Add new comment