Shmanget sulmi terrorist në Mynih, 7 xhihadistë në kërkim
Sulme të ngjashme me ato të Parisit ishin planifikuar të kryeheshin nga një grup terrorist të përëbërë nga 7 irakianë në Mynih natën e ndërrimit të viteve. Gjithçka e kordinuar nga Shteti Islamik sipas gazetës BILD. Ndonëse policia gjermane deklaroi se i ka emrat e 7 personave, 5 prej të cilëve me prejardhje arabe nuk ka ende asnjë të arrestuar. Informacionet autoritetetve gjermane ia përcollën shërbimet sekrete të një vendi europian.
Sipas tyre, grupi përbehej nga kamikazë dhe persona të armatosur me kallashnikovë që do të sulmonin paralelisht në disa zona të Mynihut, si stacioni hekurudhor dhe disa qendra publike në perëndim të Mynihut.
Në nivel të lartë gatishmërie janë edhe kryeqendrat e tjera europiane, si Brukseli, Parisi, Stambolli apo Amsterdami, pas sinjaleve për sulme të mundshme terroriste.
Add new comment