Venezuelasi thyen rekordin e njeriut me këmbët më të mëdha në botë

Postuar në 21 Tetor, 2015 16:55

Një 20-vjeçar nga Venezuela, Jeison Orlando Rodriguez Hernandez, mban tani rekordin për këmbët më të mëdha në botë. Secila nga këmbët e tij ka masën mbi 40.64 cm nga thembra deri te këmbët dhe Hernandez vesh këpucë të porositura në Gjermani, siç raporton New York Post. Mjekët konfirmuan se këmbët e mëdha Hernandezit i janë shkaktuar nga një gjëndër tepër aktive e hipofizës. Kjo i ka ndodhur që kur ka qenë fëmijë, gjë e cila e ka “traumatizuar”. Përfaqësues të Librit të Rekordeve Botërore Gines vizituan 20-vjeçarin për të konfirmuar madhësinë e këmbëve të tij para se ata të mund ta shpallnin atë si mbajtësi i këtij rekordi të ri. Ishte një fitore e lehtë. Këmbët e Hernandezit janë mbi 5cm më të mëdha sesa mbajtësi i rekordit të mëparshëm, sulltani i Turqisë, Kosen. Burimi: Tech Insider

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.