Kura shtëpiake për flokë të tharë e të dëmtuar
Këto kura jo të shtrenjta shtëpiake do t’i hidratojnë flokët tuaj, ndërsa do t’ju lënë me flokë të shkëlqyer e të shëndetshëm
Masazhi me gjalpë
Trajtojini flokët e tharë e të brishtë me një sasi të vogël gjalpi për t’i bërë të shkëlqyer. U bëni masazh me të flokëve tuaj, e më pas i mbuloni me një kapelë dushi për gjysmë ore. Pastaj i lani si zakonisht me shampon, dhe e shpëlani gjalpin.

Hidratojini flokët me vaj ulliri
Ua ktheni lagështinë flokëve të tharë, duke e ngrohur gjysmë filxhani vaj ulliri (mos e vloni) e më pas me të duke i fërkuar flokët tuaj. I mbuloni flokët me një qese plastike, e më pas i mbështillni me një peshqir. Lëreni që të veprojë për 45 minuta, e më pas i lani me shampon dhe i shpëlani mirë.

Shpëlajini me çaj
Për t’u dhënë shkëlqim natyral flokëve të tharë, përdoreni një litër çaj të ngrohtë pa sheqer si shpëlarje përfundimtare pas larjes së zakontë me shampon. Çaji e përmirëson ngjyrën e flokëve, kështu që sigurohuni që të përdorni çaj që përshtatet me ngjyrën e flokëve tuaj. Biondet duhet të përdorin çaj kamomili, sepse çaji i errët mund t’i bëjë më të errët flokët e tyre. Zeshkanet duhet të përdorin çaj të zi për ta përforcuar shkëlqimin dhe pasuruar ngjyrën.

Bëjeni një “shampon omëletë”
E përzini një ve me një sasi të vogël të shamponit, e më pas e aplikoni në flokët e dëmtuar dhe e lini që të qëndrojë për pesë minuta, para se t’i shpëlani flokët. Ky trajtim ndihmon në avancimin e proteinave në flokët tuaj.

Bëjeni një maskë nga uthulla e mollës
Ua ktheni jetën flokëve tuaj të dëmtuar me këtë kurë të shkëlqyeshme. E përzini një lugë çaji me uthull molle me dy lugë të mëdha me vaj ulliri dhe me tre të bardhë të vezëve, e më pas këtë përzierje e aplikoni në flokë. Mbajini flokët të mbuluar për gjysmë ore me një qese plastike ose kapelë dushi, e më pas i lani me shampon dhe i shpëlani mirë.

I thani flokët duke i mbështjellë
Në vend se t’i fërkoni duke i tharë, është mirë që t’i mbështillni flokët e dëmtuar me një peshqir të pambuktë, dhe ta lini pambukun që ta absorbojë lagështinë për disa minuta. Kjo ndihmon edhe në mbrojtjen kundër plasaritjes së mëtutjeshme të skajeve.

Lëshojini flokët
Nëse zakonisht i mbani flokët të lidhur, lëshojini ato për disa orë. Gjithashtu, provoni që të mos i tërhiqni flokët tepër shtrëngueshëm dhe kurrë mos flini me asnjë lloj të aksesorëve në flokë.
"Kosova Sot"
Add new comment