Modelja Chrissy Teigen është shembull për çdo femër të pasigurtë (FOTO)

Postuar në 11 Shtator, 2015 13:14

Mbase mendoni cfarë lidhje ka një modele me pasigurinë, por Chrissy Teigen është ajo femër që ka nxitur dhe shumë të tjera të pranojnë veten për atë që janë, e të mos përpiqen të ndryshojnë ose të mbulojnë difektet e tyre.

Chrissy këshillon në cdo intervistë që vajzat të mos përdorin shumë tualet, mbase një grim i lehtë mund të theksonte tiparet e tyre, por dicka e rënduar kurrë nuk do të zbukuronte asnjërën. Ndërkohë kujtojmë se disa kohë më parë, bashkëshortja e John Legend bëri një veprim që asnjë modele nuk kishte marr guximin më parë.

Chrissy publikoi këtë foto të këmbëve të saj, ku tregoi lëkurën plotë të çara (diçka që vjen si pasojë e shëndoshjes dhe dobësimeve të shpeshta). Pafund femra kanë problem të tillë, por të rralla janë ato që nuk turpërohen nga vetja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.