Kurora Britanike, Mbretëresha Elisabet hyn në librin e Historisë: Një “falenderim” për arritjet.
Monarkja tejkalon stërgjyshen Viktoria dhe bëhet personi që ka qëndruar më gjatë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar. Elisabeta II ka thyer rekordin për mbretërimin më të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar, me 63 vjet e 216 ditë, duke tejkaluar të famshmen, mbretëreshën Viktoria. Një ditë e kursyer sa i takon profilit të saj, por me një ngarkesë dhe promemorje kushtuar sovranes së njëjtë, stërgjyshen e saj të rezervuar.
Inaugurimi i hekurudhës
Elisabeta II, 89 vjeçe, përshëndet turmën që brohoriste gjatë ceremonisë së hapjes së një hekurudhe në Skocinë jugore. Një ngjarje që mesa duket i ka zhgënjyer ndoshta ata që shpresonin që këtë 9 shtator të kishte një ceremoni mbi anije në lumin Tamiz, ashtu si jubileun e një viti më parë apo një paradë përpara Buckingham Palace. Kryeministri David Cameron në fjalën e rastit tha: “Madhëria e saj ka qenë një gur i çmuar i stabilitetit në një botë në ndryshim, duke fituar admirimin për ndjenjën e saj vetëmohuese, në shërbim dhe në krye të detyrës”. Në këtë ceremoni kanë mbajtur qëndrimin e tyre dhe ministri i parë skocez, Nicola Sturgeon, i cili shoqëroi Mbretëreshën Elisabet në inaugurim.
Britani e Madhe, të gjithë numrat e mbretërisë së Elisabeta II
Mbretëresha Elisabeta II është sot një nga sovranet më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, duke thyer rekordin e qëndrimit në fron deri më tash, mbajtuar nga paraardhësja e saj, mbretëresha Viktoria: 63 vjet dhe 216 ditë.
Ja se cilët janë disa prej numrave të mbretërisë së saj:
- 10 janë orët e shpenzuara në 62 fjalimet si Mbretëreshë në festat “Bisedat e Mbretëreshës” për inaugurimin e vitit parlamentar.
- 56 janë mesazhet për Krishtlindje drejtuar kombit. Një traditë për shumë familje britanike që e ndjekin rregullisht çdo vit në ekran pas drekës së kësaj feste.
- 97 janë vizitat shtetërore të bëra: e para në Norvegji në 1955 dhe më e fundit në qershor në Gjermani. Përveç udhëtimeve të gjata, Mbretëresha nuk zotëron një pasaportë.
- 13 kryeministra janë ndërruar gjatë mbretërimit të saj. I pari ishte Winston Churchill, e cila e bëri mentorin e saj, kur ai u ngjit në fron në moshën 25 vjeçare në vitin 1952.
- 50,000 janë njerëzit që ftohen në media çdo vit për evente të ndryshme si të ftuar nderi nga Mbretëresha në shtëpinë e saj.
- 67 janë vitet në martesë me princin Filip, të cilin e ka quajtur “forca ime”. Çifti është martuar në 20 nëntor 1947. Mbretëresha më jetëgjatë në fron, në fakt është ajo Tajlandeze, Bhumibol Adulyadej, e cila mbretëron prej 69 vjetësh.
11 kuriozitete për Mbretëreshën Elisabeta e II
Është një femër me karakter të akullt dhe shpirt konservator, një shembull dedikimi për rolin e vërtetë të saj si sovrane. Kaq e ftohtë dhe e ngurtë në pamje, Mbretëresha Elisabeta e II është gjithmonë e rezervuar. Por, në mbi 63 vjet mbretëri, zbulohen dhe disa anë intime dhe private të Madhërisë së saj. Për shembull, duket se ajo dallon dhe për sensin e humorit. Këtë e ka zbuluar nipi i saj, Princi William, në parathënien e biografisë më të fundit të sovranes, publikuar tashmë në shtyp.
1 – Elisabeta nuk ishte e destinuar të bëhej mbretëreshë. Ishte një kthesë e papritur që ndryshoi të ardhmen e saj: 11 dhjetor 1936, xhaxhai i saj, Mbreti Eduard VIII hoqi dorë nga kurora për t'u martuar me shumë herë të divorcuarën Wallis Simpson, duke e çuar mbretërinë në favor të vëllait. Mbreti i ri, Xhorxhi VI kishte dy vajza, Elisabetën, e cila, si vajza e madhe u bë trashëgimtare e fronit, dhe Margaret. Duket se kjo e fundit, e cila ishte vetëm 6 vjeç, pyet motrën e madhe: “Kjo do të thotë që pastaj do të bëhesh mbretëreshë?”. Elisabeta përgjigjet: “Besoj se po”. Dhe Margaret replikon: “E gjora ti”.
2 – Elisabeta ka qenë monarkja e parë që ka qëndruar larg nga shtëpia në kohën e suksesit në fron. Ajo ka qenë në fakt në Kenia, kur më 6 shkurt të vitit 1952 u informua për vdekjen e të atit. Kurorëzimi i sovranit të ri, në fakt, u zhvillua më shumë se një vit më vonë në 2 qershor 1953, në respekt me traditën, e cila kërkonte një periudhë zie në kujtim të monarkut të mëparshëm. Ceremonia, e cila u festua në Westminster Abbey u transmetua për herë të parë në Eurovizion.
3 – Mbretëresha feston ditëlindjen e saj dy herë: në rreth të mbyllur familjar më 21 prill, ditën e lindjes, dhe në formë zyrtare, në qershor, kur ajo merr pjesë në një paradë për ditëlindjen e saj (parada zyrtare e ditëlindjes së mbretëreshës).
4 - Elisabeta ka lindur si qytetarja me numër 17 në rrugën Bruton, në Londër, në shtëpinë e gjyshërve të saj nga nëna. Në vend të saj, tani është një restorant kinez.
5 - Mbretëresha është e dashuruar pas qenve të racave të pastra corgi, racë nga Uellsi. Ajo ka pasur më shumë se 30. Të parin e pat quajtur Susan, të cilën ia patën dhuruar për 18 vjetorin e saj, siç zbulohet nga libri “Kafshët e vogla nga Mbretëria” shkruar nga një biograf i Windsor.
6 – Për të shmangur fundet që ngrihen lart, mbretëresha vesh gjëra të lehta dhe ecën me hapa të lehtë në dhomë.
7 – Pseudonimi i saj i fëmijërisë është Lilibet, sepse nuk arrinte ta shqiptonte korrektësisht Elisabet.
8 – Çdo mëngjes mbretëresha zgjohet në 7.30 dhe e nis ditën me një filxhan çaj.
9 – Madhëria e saj është e apasionuar pas letërsisë së verdhë. Autorët e preferuar janë P.D. James, Agatha Christie dhe Dick Francis.
10 – Pamja e saj e ka bërë një ikonë stili. Veshje bon ton me ngjyra pasteli apo të dukshme (një nga tonalitetet më të preferuara është ajo blu) dhe kapele nga më të çuditshmet, janë një domosdoshmëri në veshjet e saj. E mandej, e pamungueshmja çanta, të cilën Madhëria e saj nuk e ndan kurrë nga vetja.
11 – Gjithmonë Mbretëresha vendos një grim gati natyral, por pa hequr kurrë dorë nga buzëkuqi.
Add new comment