Mosrealizimi i të ardhurave edhe në gusht, thellohet gropa në buxhet

Postuar në 09 Shtator, 2015 16:09

Mosrealizimi i të ardhurave, ky problem po vazhdon prej një kohe të gjatë. Në një raportim të “Tv Scan” thuhet se të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrate fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit duke shënuar një mosrealizim prej 15.6 miliardë lekë më pak në fund të muajit të tetë, ndërsa vetëm për muajin Gusht mungesa është 4.4 miliardë lekë. Duke u mbështetur në statistikat paraprake të Ministrisë së Financave, raportohet gjithashtu se të ardhurat për periudhën Janar­Gusht janë realizuar në masën 248.1 miliardë lekë. Totali i shpenzimeve arriti në 263. 2 miliardë lekë, ndërsa defiçiti buxhetor llogaritet të jetë 15.2 miliardë lekë. Të ardhurat për 8­mujorin nuk ishin në nivelin e pritshëm, edhe pse në fillim të këtij viti hyri në fuqi paketa e re fiskale, ku pati një sërë rritje taksash, me anë të cilave pritej që mbushej arka e shtetit.  Po sipas statistikave të Ministrisë së Financave, mosrealizimi i të ardhurave, një trend që po vazhdon që nga fillimi i vitit, bëri që qeveria të ndërhynte në treguesit fiskalë të këtij viti duke shkurtuar të ardhurat me 16.2 miliardë lekë. Kjo solli edhe debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. Ndërsa niveli i të ardhurave nuk është në nivelin e parashikuar, qeveria ka nisur gjatë këtij muaji fushatën kundër informalitetit, çka pritet të rrisë dhe performancën e administratës fiskale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.