Gjenden dy motrat e zhdukura Kajtazi

Postuar në 14 Gusht, 2015 12:19

Larguar nga banesa në shenjë hakmarrjeje, dy motrat 18 dhe 14 vjeçe janë gjetur nga autoritetet policore në Vlorë. Arsyeja e largimit sipas pohimit të tyre, ishte se prindërit nuk i trajtonin mirë. Motrat rezultonin të zhdukura që prej 16 korrikut. Ato akuzohen për shkatërrim prone dhe vjedhje në bashkëpunim. Nga detajet e policisë bëhet e ditur se pasi kishin helmuar prindërit e tyre dhe motrën e madhe, vajzat i kishin vënë flakën shtëpisë dhe ishin larguar në këmbë natën, duke fjetur fillimisht në një hotel në Durrës, më 16 korrik. Të nesërmen ato ishin nisur me autobus drejt Vlorës, ku dhe pasi kanë kontaktuar me një agjenci imobiliare kanë marrë një banesë me qira. Vajzat nuk dilnin shpesh nga shtëpia dhe frekuentonin vende me shumë njerëz që të mos identifikoheshin. Ndryshimet fizike të vajzave nga fotografitë e bëra publike kanë bërë që puna e policisë të vështirësohej pasi identifikimi i tyre ishte i vështirë. Ndërkaq, nga hetimet rezulton se letra që kishin lënë në shtëpi ishte shkruar nga vajza e vogël. Prindërit e tyre pretendonin se ato kishin marrë 400 mijë lekë të reja dhe 800 euro. Por motrat kanë deklaruar se kishin marrë vetëm 200 mijë lekë të reja dhe 300 euro. Me vete atyre u janë gjetur 100 mijë lekë të reja dhe 100 euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.