7 misteret e mëdha arkeologjike
Zbulimet arkekologjike sjellin me vete, përveç dëshmive historike, edhe të panjohura. Me kalimin e kohës, këto të panjohura që nuk arrijnë të kuptohen plotësisht, vlerësohen si mistere. Në listën e madhe të këtyre “mistereve”, “Live Science” ka përzgjedhur një të cilën po e sjellim:
Foto 5 nga 7

3. Vijat e Nazcas në Peru. Të para nga ajri, prej nga ku u zbuluan në vitet ’20-30 të shekullit të kaluar, ato janë befasuese. Arkeologët bien dakord për format e mëdha, që varjojnë nga linja gjeometrike te figura kafshësh, apo figura imagjinare që u ndërtuan 2000 vjet më parë. Vizatimet i atribuohen kulturës parainkase të Nazcas, realizuar duke zhvendosur gurët e vegjël të kuq, për të vënë në dukje dheun me ngjyrë më të hapur që ndodhej poshtë, sipas pikturës që dëshironin të realizonin. Mbetet mister qëllimi i tyre, por arkeologët mendojnë se ato mund të kenë qenë metoda komunikimi me perënditë e popullsisë së Nazcas.
Add new comment