7 misteret e mëdha arkeologjike
Zbulimet arkekologjike sjellin me vete, përveç dëshmive historike, edhe të panjohura. Me kalimin e kohës, këto të panjohura që nuk arrijnë të kuptohen plotësisht, vlerësohen si mistere. Në listën e madhe të këtyre “mistereve”, “Live Science” ka përzgjedhur një të cilën po e sjellim:
Foto 4 nga 7

4. Mekanizmi – Antikythera. I gjetur në mbetjet e një anijeje të mbytur greke, të paktën 2000 vjet të vjetër, artifakti prej bronzi, përmban disa hallka mekanizmash të ndërlidhur dhe karaktere misterioze të gdhendura përgjatë gjithë faqeve të tij. Në fillim arkeologët menduan se mekanizmi shërbente si instrument astronomik për lundrimin, por së fundmi mendohet se ai shërbente edhe si një kalendar shumë i detajuar astronomik. Konsiderohet si pajisja më e sofistikuar e gjetur për periudhën në fjalë, që i paraprin pajisjeve të ngjashme me 1000 vjet.
Add new comment