zlaticanin

Opozita e re, numrat e saj dhe e ardhmja

Postuar në 20 Gusht, 2017 13:49

Partia Socialiste është shumë dominuese në raport me Partinë Demokratike dhe nga statistikat zgjedhore vërehet që në  mënyrë natyrale do të duheshin dekada të ndërrohej ky mentalitet i qytetarëve për sistemin pluralist. Njerëzit duket sikur  kërkojnë një lloj stabiliteti, shohin skenën politike në një këndvështrim kryesisht bardhë e zi, shfaqin lodhje dhe mosbesimin e tyre për ndryshime. Kjo më tepër në një drejtim. Mosbesimi dhe mospëlqimi ndaj PD-sw dominon dhe për këtë mjafton të shihen detajisht rezultatet e zgjedhjeve në vitet e  fundit, veçanërisht në zonat e populluara dendësisht.

Sistemi aktual zgjedhor dhe roli i metodave të proporcionalit

Postuar në 05 Korrik, 2017 23:27

Në analizën e sistemit zgjedhor aktual do të paraqitet  shkalla e deformimit të vullnetit të zgjedhësve që është shkaktuar (dhe mund të shkaktohet) nga metodat e proporcionalit në  konfiguracionin e tyre brenda sistemit  zgjedhor, i cili u aplikua në tre zgjedhjet e fundit  parlamentare.

1. Metodat e proporcionalit

Zgjedhjet e 25 qershorit, elektorati i partive dhe efekti i sistemit

Postuar në 28 Qershor, 2017 18:01

Në këtë analizë do të shqyrtoj efektin e metodës së konvertimit të votave në mandate dhe mandatet e sigurta që subjektet do ti siguronin vetëm, në bazë të përqindjeve të tyre në çdo qark(në mënyrë të pavarur nga subjektet e tjera), si dhe mandatet që kanë  varësi me subjektet e tjera (pra nga konfiguracioni i tyre në këto zgjedhje – 18 parti në çdo qark).

1. Efekti i metodës.

Votat dhe mandatet për subjektin LSI

Postuar në 18 Qershor, 2017 16:32

Atmosfera politike në prag të zgjedhjeve është tendosur mjaft nga partitë kryesore, në funksion të maksimizimit të numrit të votave të tyre. Krijohet përshtypja që faktori LSI ka filluar të bëhet rival  preokupues për PS -PD dhe po e humbet atë pozicion të favorshëm stabiliteti që kishte deri tani. Me  fjalë të tjera, ka dalë në fushëbetejë dhe po lufton pa favorizime me rivalët e vet. Por, a do të ketë fuqi  imponuese pas zgjedhjeve?

Parashikimet dhe metoda e shpërndarjes së mandateve sipas kodit zgjedhor aktual

Postuar në 07 Qershor, 2017 20:39

Të  bësh një parashikim për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të  mëparshme, është diçka që nuk mund të bëhet me saktësi,  sepse mundësia që gabimi  të  jetë i madh, nuk është e vogël.  Kjo, nga mungesa e konsistencës dhe nga kaosi statistikor që vërehet nga tabelat e  rezultateve. Gjithashtu edhe sondazhet mund të jenë problematike,  përsa i takon gabimit që mund të  shfaqet. Kështu p.sh kemi fenomene si:

Supermazhoranca aktuale sipas numrave

Postuar në 20 Gusht, 2014 04:38

Në  një analizë të z.Eduard  Zaloshnja në artikullin  - A ndikon harta e re territoriale në llogaritë elektorale? -  del në pah fakti se mazhoranca e sotme është një supermazhorancë. Çfarëdo lloj kombinimesh logjike me partitë apo me modifikimet territoriale, opozitën e sotme duket sikur asgjë nuk e shpëton nga  disfata në zgjedhjet lokale në vijim.

Subscribe to RSS - zlaticanin