zhvarrimi

Varrimi i dytë i Stalinit, ceremonia sekrete nën “zhurmën” e Car Bombës

Postuar në 15 Prill, 2023 18:04

Jozef Stalini u zhvarros në vitin 1961, pak pasi kishte nisur reforma e destalinizimit. Ndërsa monumentet e tij u hoqën nga hapësirat publike, emri u fshi nga institucionet, edhe trupi u zhvendos nga mauzoleu, ku kishte qënduar shtatë vjet përkrah Leninit.

Trupi i balsamosur i Stalinit u rivarros më 31 tetor 1961 nën murin e Kremlinit në Moskë.

Enver Hoxha, fotot e zhvarrimit

Postuar në 12 Prill, 2017 08:34

Kastriot Dervishi, ish-drjetor arkive ka publikuar dje, me rastin e 32 vjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës, dy fotografi nga zhvarrimi i tij, më 3 maj 1992. Foto që paraqesin akt simbolik ndryshimi në një vend që vetëm 7 vite më parë do ta qante me kujë nacionale. 

"Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve", shkruan Dervishi në profilin e vet në Facebook. 

Subscribe to RSS - zhvarrimi