umoja

Umoja, fshati ku banojnë vetëm femra dhe fëmijë

Postuar në 16 Gusht, 2015 18:08

“The Guardian” sjell në vëmendje historinë e rrallë të fshatit Umoja, në kullotat e Samburus, në veri të Kenias. Përmes një reportazhi, gazeta në fjalë shkruan për fshatin e banuar vetëm nga femra dhe fëmijë. Themeluar në vitin 1990 prej 15 femrave që i kishin mbijetuar përdhunimeve nga ushtarët britanikë, Umoja u shtua gjatë viteve me femra që i iknin martesave në moshë të njomë, përdhunimeve dhe dhunës, që janë të zakonshme në Samburu. Aktualisht Umoja ka 47 banore ferma dhe 200 fëmijë, që jetojnë duke shitur punime artizanale ndaj turistëve që bëjnë safari afër.

Subscribe to RSS - umoja