Stoltenberg

NATO: Dislokim i njësive në nivel batalioni në Lindje të Europës, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë

Postuar në 08 Qershor, 2016 23:50

NATO do të dërgojë trupa në nivelin e batalionit për të përforcuar sigurinë e anëtarëve të saj në Europën Lindore. Këtë ide e ka rikonfirmuar sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për revistën gjermane “Der Spiegel”. Stoltenberg e cilëson NATO-n, si aleancën më të suksesshme në histori, e cila ia ka dalë sipas tij të parandalojë disa luftëra. Edhe stërvitjet e fundit të zhvilluar në Lindje të Europës kanë përcjellë një sinjal të qartë ndaj “një Rusie përherë e me më shumë besim në vete”.

Roli i Shqipërisë, nota pozitive sidomos në NATO

Postuar në 28 Prill, 2016 19:44

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në njoftimin për shtyp që Aleanca ka shpërndarë thuhet se roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s në Afganistan, Kosovë dhe si mbështetëse në Ukrainë, janë shumë të rëndësishme. Po kështu, Stoltenberg ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në Irak, me pajisje dhe me trajnues të forcave speciale, ndërkohë që në planin politik, qëndrimi i vendit tonë në kuadër të Kartës së Adriatikut po ndihmon përfshirjen e Malit të Zi në aleancë.

Çfarë mund të bëjë Shqipëria për kërcënimet që vijnë nga lindja? Rama: "Si anëtar të NATO-s, jemi të gatshëm të fitojmë “Luftën e Tretë Botërore”

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 18:06

Shqipëria duhet të rrisë nivelin e gatishmërisë përballë kërcënimeve që vijnë nga lindja. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë në Tiranë, shefi i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, duke thënë në mënyrë të drejtëpërdrejtë se Shqipëria ka një rol kycc në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Siguria jonë po sfidohet në drejtime të ndryshme dhe NATO po i kundërpërgjigjet duke iu përshtatur një mjedisi të ri sigurie, po rrisim gatishmërinë e forcave tona. Kemi një forcë dyfish më të madhe të reagimit dhe kemi një prani ushtarake të rritur në pjesën lindore të Aleancës.

Pages

Subscribe to RSS - Stoltenberg