stacioni nderkombetar hapesinor

Sanksionet që mund t’i kthehen kundër Perëndimit  

Postuar në 25 Shkurt, 2022 18:00

Sanksionet kundër Rusisë vënë në rrezik edhe ekzistencën e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Dmitry Rogozin, në një seri postimesh shumë të ashpra në Twitter, dënoi sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan Biden.

Rogozin, i cili njihet si besnik i Putinit, dhe ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit midis 2011 dhe 2018-i bën Biden-it një sërë pyetjesh për të ardhmen, në veçanti: “A do t’i jepni fund bashkëpunimit tonë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës? Apo dëshironi ta menaxhoni vetë?”.

Një fenomen i rrallë mbi Europë kapet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Postuar në 02 Janar, 2022 00:12

Një shkëlqim i çuditshëm blu mbi Europë u pikas nga astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në fillim të muajit të kaluar. Astronauti Thomas Pesquet e përshkoi në Tuiter si "event shkëlqyes kalimtar". Ky është një fenomen që ndodh kur ka vetëtima në pjesën e sipërme të atmosferës, në lartësi mbidetare.

Krijohet centrifuga e parë që simulon gravitetin artificial

Postuar në 10 Nëntor, 2016 14:57

Disa shkencëtarë rusë kanë zhvilluar një centrifugë sferike që krijon gravitet artificial. Pajisja mendohet të instalohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor duke krijuar kushte optimale për astronautët që punojnë e jetojnë aty.

Ne kemi krijuar një centrifugë të vogël sferike. Kjo metodë është demonstruar si funksionale për tëë simuluar gravitet artificial”, deklaroi Oleg Orlov, drejtor i Institutit të Çështjeve Biomjekësore në Akademinë Ruse të Shkencave.

Subscribe to RSS - stacioni nderkombetar hapesinor