shqiptarë

Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi, miratohet deklarata e themelimit

Postuar në 12 Shtator, 2015 13:42

Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb. Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër, njofton KosovaPress-i.

Apollon Baçe: "Pas ’90­-ës nuk u restauruan kishat e vjetra shqiptare". Dhima: "Janë investuar 10 milionë €"(përditësuar)

Postuar në 04 Shtator, 2015 12:25

“I vetmi kontribut i ortodoksve në Shqipërinë e pas vitit 1990, është ndërtimi në mënyrë masive i shumë kishave, të gjitha në stilin grek duke humbur identitetin dhe stilin e kishës Autoqefale Ortodoske Shqiptare”. I këtij mendimi është Apollon Baçe. Ai për disa vite ka qenë drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, e me këtë cilësi ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel one” të gazetarit Roland Qafoku. Në emision është folur më së shumti për çështjen e kishës së Dhërmiut. Në një panelin e emisionit, gazetari Qafoku kishte të ftuar edhe përfaqësues të kësaj kishe.

Video/"Mos bëni polemika pse ishin të huaj”

Postuar në 19 Gusht, 2015 19:56

Vittorio Brumotti, gazetari i “Striscia la notizia” u bë protagonist i një ngjarjeje të pakëndshme, ku mbeti i lënduar. Atë e kanë qëlluar dhe rrahur disa të rinj në Savona, që kanë rezultuar të jenë shqiptarë. Shkaqet janë banale; shpejtësia e ulët e makinës. Por vetë Brumotti ka apeluar që të shmangen polemikat me natyrë raciste, në këto kohë kur nervi nacionalist në Europë dhe në Italinë fqinje, identifikohet me frymën kundër imigrantëve. “Do t’iu shpjegoj më vonë mirë.

Rekord azilkërkuesish në Gjermani për korrikun

Postuar në 10 Gusht, 2015 18:04

Nuk ka të ndalur dyndja e azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve si shqiptare ashtu dhe ato gjermane. E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se për muajin korrik, numri i shqiptarëve  që kërkuan azil në Gjermani arriti në 7 mijë.

Pages

Subscribe to RSS - shqiptarë