shiit

Aktivistë shiitë mësyjnë parlamentin iraken: Duam qeveri teknokratësh

Postuar në 30 Prill, 2016 19:40

Situata në Irak është përkeqësuar ndjeshëm ditën e sotme, teksa aktivistë myslimanë shiitë kanë hyrë në parlament dhe kanë kërkuar ndryshimin e qeverisë. Protestuesit janë mbështetës të klerikut Moqtada Sadr të cilët ia dolën të çajnë barrikdata në atë që njihet si Zona e Gjelbër. Qeveria ka deklaruar gjendjen e Jashtëzakonshme në Bagdad, ndërkohë që vetë Sadr ka bërë të qartë se kërkon një ndryshimi qeverie me kryeministirn aktual Haider al-Abadi dhe ministra teknokratë. Këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga partitë parlamentare.

Lëmshi sirian, ShBA, Rusia dhe Irani, aktorët realë që po vendosin

Postuar në 06 Tetor, 2015 20:39

Ndërhyrja ruse në Siri ka acaruar në kulm marrëdhëniet me Perëndimin, që po i përmbahet versionit se avionët rusë nuk po godasin militantët e Shtetit Islamik. Mirëpo ndërkohë që Kremlini ka autorizuar publikimin e videove që provojnë goditjen e ISIS, në dritë kanë dalë incidentet me Turqinë. NATO ka deklaruar se Rusia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe se ajo që ndodhi në Turqi nuk ishte incident. Gjithsesi situata nuk është aq e thjeshtë.

Subscribe to RSS - shiit