shendeti

Vaksinimi është domosdoshmëri...

Postuar në 19 Prill, 2016 21:36

Ka një debat të madh, shoqëruar me rritjen e mosbesimit, për ndikimin e vaksinave. Legjenda e përhapur në vitin 1998 nga një revistë britanike, mbi pasojat e vaksinave kanë kontribuuar në këtë drejtim dhe problemi ka mbërritur edhe në Shqipëri. Në një diskutim në emisionin “Mikroskop” në “TemaTv”, Erida Nelaj, Menaxhere e Programit Kombëtar të Vaksinimit dhe Dr.Aurel Vula, Mjek Pediatër në QSUT, kanë shpjeguar sesi qëndron e vërteta shkencore sot për këtë çështje dhe se cilat janë pasojat e mosvaksinimit. Më poshtë video:

Me presh në dorë:)

Postuar në 25 Nëntor, 2015 22:24

Kur të kapin në ndonjë situatë të sikletshme thuhet se të kanë zënë mat, ose jeni kapur me “presh në dorë”. Por dhe nëse nuk jeni kapur gafil, mund t’iu ketë ndodhur, që të paktën një here në jetë, kur fantazia iu ka çuar shumë larg realitetit, të keni “fluturar me presh”. Në çdo rast kryefjala është një dhe e vetme: presh. Ky super perim që ka kaq shumë nënkuptime në gjuhën shqipe, është dhe një nga perimet më të dashura të shqiptarëve.

Artet e “Perëndisë së Luftës” që nxisin të rinjtë të tejkalojnë limitet fizike

Postuar në 29 Shtator, 2015 16:35

Kultura e stërvitjes fizike është e munguar në vendin tonë, e megjithatë kohët e fundit shumë persona po i drejtohen palestrave. Tek të rinjtë ka filluar të jetë në modë praktikimi i arteve luftarake, të cilat variojnë në disiplina të ndryshme sportive.

Kujdes me shishet plastike. Lexoni siç duhet shenjat për të qenë të sigurtë

Postuar në 23 Gusht, 2015 03:28

Në një kohë kur San Francisko po përgatitet të bëhet qyteti i parë në Amerikë që do të ndalojë zyrtarisht shitjen e shisheve plastike që nga 1 tetori 2015, debati mbi efektet e dëmshme që plastika ka në shëndetin tonë dhe në mjedis, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Shqetësimet mbi mjedisin dhe strategjitë për menaxhimin efikas të mbetjeve janë tema komplekse për t’u trajtuar. Në fakt, konsumatorët e thjeshtë, si ju dhe unë, padyshim që nuk kujdesimi për këtë çështje aq sa duhet.

Kisha pranon zyrtarisht: Kyepeshkopi Janullatos me probleme të shëndetit (përditësuar)

Postuar në 18 Gusht, 2015 11:18

Diskutohej prej disa kohësh, por tani ka dalë në media. Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, çka pranohet nga zëdhënësi i saj, Thoma Dhima. Dhima hedh poshtë diskutimin për zëvendësimin e Janullatosit, ndonëse shton se “këto janë gjëra që i përkasin krerëve të lartë të kishës”. “Këto janë gjëra që i përkasin vetëm Sinodit të Shenjtë. Sinodi nuk ka pasur një diskutim të tillë. Këto janë gjëra që diskutohen ndërmjet krerëve të lartë të kishës.

Pages

Subscribe to RSS - shendeti