realizmi socialist

Realizmi Socialist, si uzinë e prodhimit të urrejtjes ideologjike

Postuar në 15 Prill, 2017 12:23

Realizmi socialist që nga lindja e vet si rrymë letrare ka qenë një rrymë e panatyrshme, sepse duke u imponuar nga ideologjia bolshevike dhe nga shteti totalitar sovjetik, në plan të parë e ka pasur imponimin e diktatit ideologjik mbi artin, e jo përjetimin dhe afirmimin e vlerave estetike. Objektivi kryesor i realizmit socialist, që nga akordi ndërmjet Stalinit e Gorkit në vitin 1932, për konstituimin e një modeli normativ letrar, ishte glorifikimi i socializmit dhe i atdheut ku ai u instalua për herë të parë dhe denoncimi i armiqve të socializmit e të BRSS-së.

Muze nënujor për veprat e realizmit socialist! Bollino do ta fitojë sërish projektin?

Postuar në 11 Prill, 2017 11:58

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot një tjetër ide që mund të bëjë zhurmë dhe ngjallë kuriozitet.

Duam të bëjmë një muze nënujor me veprat e realizmit socialist, mund të jetë një gjë spektakolare. Po ta bëjmë do të jetë një element shumë i veçantë. Duke zbritur në zhytje i shkon, kush zbret më shumë, shikon më shumë, do të jetë spektakolare. Tani me ju mund të diskutojmë vendin për të qenë i aksesueshëm më lehtë, idenë fillestare e kemi pasur për në Ksmail për të bërë lidhjen me Butrintin” deklaroi Rama gjatë takimit me sipërmarrës në fushën e turizmit.

"Më shumë sesa thjesht propagandë"

Postuar në 21 Korrik, 2016 16:59

Këto tablo të Realizmit Socialist të Koresë së Veriut janë mbledhur nga galeri dhe koleksione private dhe janë ekspozuar në Uashington. Kujtojnë shumëçka nga pikturat e realizmit socialist në Shqipëri, por sipas kuratorit BG Muhn, këto piktura "janë më shumë sesa propagandë". 

 

Realizmi socialist në muzikën shqiptare

Postuar në 29 Qershor, 2016 12:38

Në një artikull të vitit 1996 (Gazeta Drita), prof. dr. Zana Shuteriqi, e përkufizon realizmin socialist si Metodë që nuk ishte metodë. Duke cituar një thënie të Milan Kunderës, i cili e konsideron muzikën zyrtare të ish-Bashkimit Sovjetik, si një ruajtje artificiale e romantizmit muzikor, autorja arsyeton: A përbënte realizmi socialist një metodë krijuese? Në të vërtetë, ky është dhe thelbi i problemit…

Subscribe to RSS - realizmi socialist