raketat

Korea e Veriut i befason të gjithë, nxjerr në paradë dy raketa të panjohura

Postuar në 15 Prill, 2017 12:05

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar surprizën që kreu koreanoverior Kim Jong un u ka rezervuar të gjithë e me ditë e paradës së madhe. Në ditën e Diellit, ushtria koreane ka shfaqur dy lloje te reja raketash, të panjohura për katalogët ushtarakë. Dy raketa të reja që flasin për kapacitete të tjera nga ato që mendohej, njëra prej tyre me lëshim nga nëndetëset. Shfaqja është bërë në kontekstin e një krize të re me ShBA, ndërkohë që nuk përjashtohet më një goditje ushtarake ndaj Phenianit.

Siria, tokë e djegur/Pas fushatës ruse në Halep, vjen kundërpërgjigja e rebelëve të “moderuar” që mbështeten nga SHBA

Postuar në 02 Tetor, 2016 23:21

Halepi është në momentet e fundit të kapjes nga ushtria siriane që po përparon nën rrebeshin ndihmues të sulmeve ajrore ruse. Dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, grupet rebele të mbështetura nga SHBA janë shfaqur me armatim të ri. Në video, realizuar këtë të shtunë, shfaqen pjesëtarë të grupit Ahrar al-Sham, që quhen të moderuar por që Damasku zyrtar i cilëson si lidhje të Al Qaedas dhe ISIS duke bombarduar me raketat BM-21 Grad qytetin e Hama. Armët në fjalë kanë pasaktësi të madhe dhe kjo është provuar në Gaza.

Qeveria turke vendos raketa tokë-ajër në 11 aeroportet kryesore civile në vend

Postuar në 14 Gusht, 2016 22:52

Qeveria turke ka ndërmarrë së fundmi një tjetër masë që bën pjesë në zhvillimet pas grushtit të shtetit. CNN Turk raporton se aerportet civile të vendit – 11 prej tyre  - do të pajisjen me raketa tokë-ajër si dhe me radarë dhe pajisje të tjera vëzhgimi. Mjete të tilla do të njoftojnë forcat e armatosura për çod avion të paidentifikuar në mënyrë që të kundërpërgjigjen shpejt. Një tjetër arsye është edhe ekspozimi i Turqisë ndaj sulmeve terroriste. 

Rusia planifikon mbrojtjen nga goditja e trupave qiellorë përmes raketave balistike ndërkontinentale

Postuar në 14 Shkurt, 2016 14:07

Rusia po mendon të mbrohet nga goditjet e meteorëve, apo trupave qiellorë që i drejtohen Tokës,  duke përdorur raketat balisitike ndërkontinentale. Lajmi vjen nga agjencia shtetërore TASS, e cila citon drejtuesin e kërkimeve shkencopre në këtë fushë në Byronë e Projektimit Raketor Makeyev, Sabit Saitgarayev. Objekt i goditjes do të jenë meteorët me përmasa 20-50 m dhe si testim do të përdoret asteroidi 99942 Apophis, qëe sipas Saitgarayev do të kalojë në një distancë të rrezikshme me Tokën në vitin 2036.

Pages

Subscribe to RSS - raketat