pandemia

Mendimi po anon nga Testimi masiv. Karantina e zgjatur, njësoj si të ofrosh vetëvrasjen si kurë

Postuar në 24 Mars, 2020 01:57

Trajtimi dhe reagimi ndaj pandemisë ka ndarë tashmë edhe njerëz të njohur të botës akademike. Askush nuk di me siguri se çfarë duhet bërë, për medikamentet bota mbarë është lëshuar në eksperimentin live mbi pacientët duke mbështetur këtë me sforco të mëdha përmes ventilimit dhe intubimit të pacientëve në gjendje kritike.

Skenari i paralajmëruar është realitet. Progresi i shkencës ngjan tërësisht i mbivlerësuar në sytë e njerëzve të thjeshtë. Përgjigjet që jepen, evazive dhe me një shije gënjeshtre brenda.

Mësime dhe përvojë që mesa duket u injoruan*

Postuar në 23 Mars, 2020 23:32

 

Moral dylekësh në emër të kërkesës për financim me paratë tona

Postuar në 23 Mars, 2020 16:28

Top-Channel që e prezanton veten si televizioni kryesor në vend ka dalë sot me një editorial përmes të cilit kërkon financim nga qeveria. Duke lënë mënjanë moralin dylekësh të këtij televizioni, patologji e delirit që e ka shoqëruar që nga fillimi, është interesante të vihet në dukje ky arsyetim:

Spanjë, zv.kryeministrja shtrohet në spital. Kryeministri dhe dy ministra, në karantinë

Postuar në 23 Mars, 2020 13:45

Spanja duket se po përparon me shpejtësi drejt fatkeqësisë së pandemisë. Mediat raportojnë se janë karnatinuar dy minitra, bashkë me kryeministrin pasi e shoqja rezultoi pozitive nga koronavirusi.

Ndërkohë zv.kryeministrja Carmen Calvo është shtruar në spital për “infeksion respirator” pa dhënë arsyetime të mëtejshme.

Pamjet nga Madridi janë të trishta. Të sëmurë të shtruar në korridore, ndërkohë që qeveria ka vendosur të transformojë një sallë konferencash në spital me 5 500 shtretër.

Askush nuk ishte i përgatitur. Gjest fisnik i Francës dhe Gjermanisë, ndalojnë eksportet e pajisjeve mjekësore

Postuar në 23 Mars, 2020 13:25

Askush nuk ishte i përgatitur për virusin e ri që ka mbërthyer botën në ankth. Këtë ka deklaruar kreu i Parlamentit austriak, Thomas Stelzer sipas të cilit pandemia kapi të gjithë botën në befasi. Situata po evoluon shumë shpejt dhe në këto kushte një brez i tërë i njerëzimit nuk di ende të gjejë përgjigjen e duhur organizative.

Raportime se CoVid 19 ka qarkulluar në Itali që në muajin nëntor 2019

Postuar në 22 Mars, 2020 16:13

Koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë globale mund të ketë qenë prezent në Itali që në muajin nëntor. Kreu i Institutit Kërkimor Farmakologjik “Mario Negri”, dr. Giuseppe Repuzzi ka deklaruar në një prononcim për National Public Radio se ka raportime nga patologë se në Lombardi ishin vënë re raste të çuditshme pnumonie te njerëz të moshuar.

Irani refuzon ofertën e SHBA-së për ndihmë ndaj pandemisë. Khamenei: Virusi, krijim i Amerikës

Postuar në 22 Mars, 2020 13:57

Lideri Suprem i Iranit ka refuzuar ofertën e Shteteve të Bashkuara të  Amerikës për të ndihmuar vendin në betejën e tij kundër koronavirusit. Në një fjalim televiziv, Ayatollah Ali Khamenei tha se SHBA-ja është "armiku më i keq" i Iranit, duke lënë të kuptohet për një teori konspirative, të shprehur edhe nga disa zyrtarë kinezë, se Amerika është përgjegjëse për pandeminë.

Fotolajm/Radha para supermarketit "Esselunga" në Prato të Italisë

Postuar në 21 Mars, 2020 18:52

Fotolajm/Në Qom të Iranit

Postuar në 21 Mars, 2020 16:09

Një foto që ilustron kohën tonë, më saktë atë që do të jetë koha jonë nga këtej e tutje. Në Iran duket se po bëhet batërdia nga pandemia dhe askush nuk po do të dijë më. Sanksionet e kanë gjunjëzuar Teheranin zyrtar në këtë përballje që duket se do të ketë kosto marramendëse dhe të paprecedentë në histori.

Ndoshta po i afrohemi distopisë së kinemasë

Postuar në 21 Mars, 2020 15:49

Në vitin 1927, Fritz Lang realizoi filmin e njohur “Metropolis”, një parathënie e distopisë së madhe të pabarazisë. Duket si një lloj profecie për atë që mund të ndodhë me botën e sotme që përherë e më shumë po shkelmon parimet e mundësive të barabarta dhe po ringjall simptomat e një lufte për mbijetesë.

Pages

Subscribe to RSS - pandemia