Spanjë, zv.kryeministrja shtrohet në spital. Kryeministri dhe dy ministra, në karantinë

Postuar në 23 Mars, 2020 13:45

Spanja duket se po përparon me shpejtësi drejt fatkeqësisë së pandemisë. Mediat raportojnë se janë karnatinuar dy minitra, bashkë me kryeministrin pasi e shoqja rezultoi pozitive nga koronavirusi.

Ndërkohë zv.kryeministrja Carmen Calvo është shtruar në spital për “infeksion respirator” pa dhënë arsyetime të mëtejshme.

Pamjet nga Madridi janë të trishta. Të sëmurë të shtruar në korridore, ndërkohë që qeveria ka vendosur të transformojë një sallë konferencash në spital me 5 500 shtretër.

33 mijë të infektuar në Spanjë, ku po shihet një dinamikë tejet shqetësuese pas Italisë e cila iaq doli gjithësesi të krijojë zinxhirin e përgjigjes sanitare për vendin, duke krijuar kushte trajtimi për një pjesë ta madhe pacientësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.