pacavure

Zbulim: Borëbardha dhe shtatë xhuxhët ishin pellazgë

Postuar në 23 Tetor, 2015 18:22

Herë pas here në faqet e gazetave shqiptare ofrohen gjurmë të reja të pakontestueshme të përparimit (sidomos të sotëm) dhe lashtësisë së kulturës iliro-pellazge. Më 18 tetor Gjergji Thanasi bëri publik zbulimin e fakteve arkeologjike që vërtetojnë se personazhet homerike dhe ajo çka njohim si ‘mitologji greke’ në të vërtetë kanë trajta shqiptare. Këtë fakt Thanasi e vëren te një basoreliev që riprodhon ‘rrëmbimin e Helenës’, ku, sipas zbuluesit, «plisi-qeleshja-kësula pellazgo-ilire-shqiptare është një dëshmi e pashmangshme» e ilirizmit.

Subscribe to RSS - pacavure