ofensiva

Rusia zgjeron kufirin deri në Poloni. Përgatitje për ofensivë në Ukrainën Perëndimore

Postuar në 28 Shkurt, 2022 14:21

Bjellorusia ka miratuar së fundmi vendosjen e përhershme në territorin e saj të trupave ruse si dhe të armëve bërthamore. 65.16% e votuesve miratuan propozimin në fjalë që e vendosin de facto kufirin e Rusisë në qendër të Europës. Vendimi ka rëndësi strategjike dhe zbulon në të vërtetë një problem të madh sigurie që ka të bëjë me vizionin e Kremilinit në këtë fushë.

Ofensiva ruso-siriane në Idlib, Turqia kthen sytë sërish nga SHBA

Postuar në 28 Shkurt, 2020 17:55

Perëndimi me SHBA në krye ka dhënë sot një tjetër shfaqje të pozicionit qesharak që ka marrë në botë për shkak të inkoherencës së madhe që ka krijuar mes predikimit për paqe, ligjit ndërkombëtar që e ka imponuar vetë dhe nevojës për të bërë çfarë i leveridis kudo. Rasti e solli që të jetë Turqia në pozitën e vendit që ka nevojë sot për mbështetje. Po ajo Turqi që sillet pa pyetur shumë për SHBA dhe BE kur vjen puna për situatën në Siri, apo blerjen e sistemeve mbrojtëse ruse.

Turqia nis ofensivën në veri të Sirisë

Postuar në 08 Tetor, 2019 08:53

Ushtria turke ka filluar të bombardojë pozicionet kurde në veri të Sirisë. Mediat raportojnë se ministria turke e mbrojtjes ka njoftuar përfundimin e të gjitha përgatitjeve për operacionin ushtarak në zonë.

Daily Sabah raporton se Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) bombarduan zonat e Malikiyah pa dhënë detaje të tjera. Stacioni televiziv Al-Haddad raportoi për sulme ajrore në një zonë afër kufirit Siri-Irak ku shkatërruan dy ura.

Erdogan gati t’u bashkohet ushtarëve në frontin e Sirisë

Postuar në 10 Mars, 2018 18:09

Në ballë të luftës deklaroi se do të jetë Rexhep taip Erdogan nëse do të jetë e nevojshme. "Kur të bëhet rekrutimi, kur t’ju thërasin në detyrë, atëherë unë do jem i pari që do të shkoj bashkë me ju"-tha të shtunën presidenti turk teksa foli  në kongresin e partisë të AKP (Partia për Demokraci dhe Zhvillim).

SHBA dhe Iraku nisin ofensivën për marrjen e Mosulit nga ISIS, xhihadistëve u lihet shteg për të kaluar në Siri (Video)

Postuar në 17 Tetor, 2016 09:31

Operacionin e vështirë për marrjen e Mosulit ka shpallur kryeministri i Irakut  Haider al-Abadan, duke synuar likujdimin e ISIS me ndihmën edhe të forcave amerikane. Pentagoni e ka përshëndetur këtë vendim duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë përkrah aleatëve të tyre irakienë. Në operacion do të marrin pjesë edhe militantë kurdë dhe milicia shiite.

Qiejt e Alepit gëlojnë nga avionët, ofensiva qeveritare ngushton rrethimin

Postuar në 19 Tetor, 2015 19:08

Qielli i mbushur me avionë, ushtri që afrohen në disa anë dhe arrati në panik nga ata pak sirianë që kanë mbetur ende në qytetin e shkatërruar nga konflikti disavjeçar, Alep. Pas ofensivës së fundit të trupave të presidentit Bashar al Assad, të asistuar fuqishëm nga avionët rusë dhe, siç përflitet, edhe nga trupa speciale ruse e iraniane, aktivistë të të drejtave të njeriut raportojnë se të paktën 70 mijë persona janë zhvendosur ditët e fundit nga pjesa jugore e qytetit.

Subscribe to RSS - ofensiva