SHBA dhe Iraku nisin ofensivën për marrjen e Mosulit nga ISIS, xhihadistëve u lihet shteg për të kaluar në Siri (Video)

Postuar në 17 Tetor, 2016 09:31

Operacionin e vështirë për marrjen e Mosulit ka shpallur kryeministri i Irakut  Haider al-Abadan, duke synuar likujdimin e ISIS me ndihmën edhe të forcave amerikane. Pentagoni e ka përshëndetur këtë vendim duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë përkrah aleatëve të tyre irakienë. Në operacion do të marrin pjesë edhe militantë kurdë dhe milicia shiite.

Mosuli në veri të Irakut dhe Raka në Siri janë dy qendrat e ISIS.  Operacioni për të rimarrë të Mosulin implikon veçanërisht dhe Ankaranë: Prania turke në Irakun verior kishte nisur me dëbimin e ISIS nga qyteti, ndonëse udhëheqja turke ishte shprehur kundër  pjesëmarrjes në operacion të forcave kurde.

"Me forcat heroike irakiane, ato peshmerga kurde dhe vullnetarët e Ninive, ne jemi krenar që jemi krah njëri-tjetrit në këtë ndërmarrje historike," tha i ngarkuari me punë i aleancës ndërkombëtare kundër pozicioneve të ISIS, Brett MakGkourk. Ky operacion vjen në një kohë kur tensionet me Rusinë janë rritur dhe kur Moska e aleati i saj, Asad kanë thuajse nën kontroll Alepon.  Qeveria irakiane ka lënë një korridor të lire nga Mosuli drejt Sirisë për luftëtarët e ISIS në mënyrë që këta të largohen drejt Sirisë. Veprimi u kritikua nga Moska pasi kjo do të përkeqësojë situatën e luftimeve në Siri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.