Erdogan gati t’u bashkohet ushtarëve në frontin e Sirisë

Postuar në 10 Mars, 2018 18:09

Në ballë të luftës deklaroi se do të jetë Rexhep taip Erdogan nëse do të jetë e nevojshme. "Kur të bëhet rekrutimi, kur t’ju thërasin në detyrë, atëherë unë do jem i pari që do të shkoj bashkë me ju"-tha të shtunën presidenti turk teksa foli  në kongresin e partisë të AKP (Partia për Demokraci dhe Zhvillim).

"Ne po avancojmë në Afrin ... në mëngjes kishim "neutralizuar " 3,197 terroristë. Ata donin të krijonin një korridor frike këtu ... Ne u thamë se ne nuk do të lejojmë këtë, u thamë që keni gabuar, por nuk na dëgjuan.  Ata nuk i njohin turqit,  nuk e njohin kombin turk, nuk i njohin forcat e turke"- paralajmëroi Erdogan.

Sipas presidentit të Turqisë, Afrin do t'u "dorëzohet zotërve të saj" pasi afro 850 kilometra katrorë janë nën kontrollin turk. "Qëllimi është të arrijmë 2.000 km nën kontrollin tonë (...) ne po pastrojmë" terroristët "- vuri në dukje Erdogan, duke u bërë thirrje turqve të bashkohen dhe se Turqia mund të përballet me çdo sfidë.

Forcat turke të armatosura dhe grupet e kryengritësve  që i mbështesin janë  katër kilometra nga qyteti i Afrin, në veri të Sirisë, transmeton agjencia kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar Observatorin sirian për të Drejtat e Njeriut. Ankaraja e ka paralajmëruar me kohë se nuk do ta tolerojë kontrollin e një pjese të kufirit të saj me Sirinë nga luftëtarët kurdë, të cilët i konsideron terroristë, edhe pse Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur ata me forcë në betejën kundër ekstremistëve të ISIS-it.

Njësitë kurde të mbrojtjes “YPG”, të cilat veprojnë në veriun e Sirisë, qeveria turke i sheh si zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për tri dekada në mbështetje të autonomisë së kurdëve nga Turqia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.