ndricim kulla

A do të vijë dita të kemi një opozitë normale?*

Postuar në 06 Korrik, 2017 11:28

Gjatë këtyre ditëve të fundit paszgjedhore e kemi hedhur shpesh pyetjen për çështjen se a do të vijë ndonjëherë dita, edhe pse kishim menduar se tashmë ishin pjekur kohët dhe situatat e mbërritjes së saj, kur një parti a koalicion, pasi të humbë zgjedhjet, të gjejë përballë vetes opozitën normale, që të reflektojë për humbjen, t’u gjejë vendin autorëve kryesorë të kësaj humbjeje, të ringrihet me shpejtësi edhe të fillojë menjëherë fortësisht luftën me politikën qeverisëse, të dalë nëpër mitingje,të bëjë beteja me alternativat e saj për çdo implementim ekonomiko-kulturor, politik etj. etj.

Një rrjedhje që mund të na shndërrohet në fontanë

Postuar në 11 Gusht, 2015 13:47

Në Shqipëri, kur një ngjarje e keqe bëhet e shpeshtë, thuhet se është “fenomen”. Kështu, kemi fenomenin e ndërtimeve pa leje, fenomenin e gjakmarrjes, fenomenin e krimit në familje, fenomenin e korrupsionit, fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike etj. Por ai që sot mund të jetë fenomen, ishte një kohë kur nuk përbënte veçse disa raste, që nuk u trajtuan dhe u shndërruan në fenomen. Raporti i rastit me fenomenin mund të krahasohet me atë digën, e cila ka një vrimë të vogël ku rrjedh uji. Nëse nuk merren masa, atëherë vrima zmadhohet dhe uji vërshon gjithmonë e më tepër.

Subscribe to RSS - ndricim kulla