mosuli

ISIS humbet edhe Mosulin (Foto)

Postuar në 09 Korrik, 2017 12:41

Autoritetet irakiane janë duke u përgatitur për të shpallur një tjetër fitore të madhe. Suksesin e operacionit për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madh të vendit, i cili ka qenë nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik. Duke folur për AFP, gjenerali amerikan Robert Softz tha nga Bagdadi se: "Njoftimi është i pashmangshëm. Nuk mund të them nëse do të jetë sot ose nesër, por unë mendoj se do të jetë shumë shpejt." Sipas gjeneralit, xhihadistët janë duke luftuar deri në vdekje në një  perimetër të vogël në zemër të qytetit të vjetër, në afërsi të lumit Tigër.

Tensione të larta mes Bagdadit dhe Ankarasë/Kryeministri iraken: Pushtimi i Irakut do të çojë në shpërbërjen e Turqisë

Postuar në 02 Nëntor, 2016 11:27

Përfshirja e Turqisë në konfliktin që po zhvillohet në Mosul të Irakut po evidenton prirje për të shkatkuar konflikt mes vetë të dyja shteteve. Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik deklaroi ditë më parë se dërgimi i 30 tankeve dhe artilierisë në qytetin juglindor të Silopit, në kufi me Irakun, lidhet me “zhvillime të rëndësishme në rajon”.

Turqia po përgatitet paraprakisht për çfarëdo lloj gjëje që mund të ndodhë”, tha ai.

Ankaraja, Mosuli dhe hija e madhështisë së Erdogan

Postuar në 24 Tetor, 2016 18:29

Ishte një detaj që nuk u vu re në zhurmën e ditëve të fundit, por që zbuloi atmosferën toksike që mbizotëron në marrëdhëniet turko-amerikane.  Më 13 shtator, Marina Amerikane (US NAVY) mbushi 241 vjet nga themelimit i saj. Një prej mesazheve festive të postuara në Twitter i ishte dedikuar betejës së Tripolit në 1804, kur amerikanët mundën Flotën e atashuar të Perandorisë Osmane.

Krime dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar/Pas klorinës së Assadit në Halep, video me përdorim të fosforit në Irak

Postuar në 14 Gusht, 2016 14:58

Një video e pubikuar në "Youtube" paraqet avionë të Ministrisë irakene të Mbrojtjes që lëshojnë bomba me fosfor mbi Qayyarah, një pikë e fortë e mbajtur nga militantët e DAESH. Janë hedhur dyshime se ky lloj municioni i djegshëm është hedhur në zonë edhe nga avionë të Task-Forcës irako-amerikane, që e implikon rëndë misionin çlirues ndaj terroristëve të organizatës islamike. Kjo sepse fosfori i bardhë nuk lejohet të përdoret në konflikte dhe përbën krim sipas ligjit ndërkombëtar.

Subscribe to RSS - mosuli