ISIS humbet edhe Mosulin (Foto)

Postuar në 09 Korrik, 2017 12:41

Autoritetet irakiane janë duke u përgatitur për të shpallur një tjetër fitore të madhe. Suksesin e operacionit për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madh të vendit, i cili ka qenë nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik. Duke folur për AFP, gjenerali amerikan Robert Softz tha nga Bagdadi se: "Njoftimi është i pashmangshëm. Nuk mund të them nëse do të jetë sot ose nesër, por unë mendoj se do të jetë shumë shpejt." Sipas gjeneralit, xhihadistët janë duke luftuar deri në vdekje në një  perimetër të vogël në zemër të qytetit të vjetër, në afërsi të lumit Tigër.

Disa shtiren si të vdekur, janë të veshur me xhaketa të mbushura me eksploziv dhe hedhin veten në erë sapo afrohen forcat e sigurisë së Irakut. Gratë që luftojnë në radhët e ISIS shpërthyen eksplozivët në mesin e të civilëve. Disa xhihadistë, megjithatë, përpiqen të shpëtojnë, duke rruajtur mjekrat dhe ndërruar rrobat, në përpjekje për t’u përzier me turmat e refugjatëve.

Beteja e Mosulit ka nisur më 16 tetor, 2016, dhe lufta u intensifikua gradualisht nga forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni i SHBA-ve.  Për të ngadalësuar avancimin e forvace irakiene, ISIS kishte vendosur mjete shpërthyese në pothuajse të gjitha ndërtesat nëpër të cilat  ishin pozicionuar luftëtarët e tij. Bomba u gjetën edhe në një krevat fëmijësh. Fitorja e fundit do të jetë një pikë kthese për forcat irakiane, të cilët u detyruan të lënë qytetin në duart e xhihadistëve në qershor 2014. "Ata e meritojnë të festojnë dhe të ndjehen krenarë që misioni realizohet me anë të forcës ushtarake," tha gjenerali amerikan.

“Kjo betejë në Mosul nuk krahasohet me mënyrën si luftojnë ushtarët  në kohën tonë. Ne duhet të kthehemi në Luftën e Dytë Botërore për të gjetur diçka që ta krahasojmë”-shtoi gjenerali Robert Softz. Gjenerali amerikan, i cili drejton sipërmarrjen e përbashkët luftarake beson se rimarrja e Mosulit është vetëm një fazë në luftën kundër organizatës xhihadiste. Agjencia e xhihadisëtëve Amaq raporton se luftëtarët ISIS u zotuan për të "luftuar deri në vdekje" për të mbrojtur bastionin e tyre të fundit në qytetin e Vjetër të Mosulit kundër forcave irakiane të mbështetura nga SHBA.

Dhjetëra ushtarë irakianë, megjithatë, festoi të shtunën në mesin e rrënojave në brigjet e lumit Tigër, pa pritur për shpalljen zyrtare të fitores, disa kërcenin muzikën që dukej nga një kamion dhe qëlluan në ajër, sipas një korrespondentit të Reuters. Klima është më pak festive në mesin e gati një milion banorëve të Mosulit, të zhvendosur pas muajsh të tëra luftimesh. Shumë prej tyre jetojnë në kampe jashtë qytetit, duke duruar dhe temperaturat shumë të larta në korrik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.