miratimi

Buxheti 2017 kalon në parim. Opozita braktis votimin

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 09:54

Projektligji për buxhetin e shtetit të vitit 2017 është miratuar sot në orët e para të mëngjesit me votat e shumicës qeverisëse. 16 orë diskutim në seancë plenare nuk sollën ndonjë pajtim mes palëve, të cilat përherë votojnë kundër buxhetit të njëra-tjetrës. Projektligji është miratuar në parim me 82 vota, ndërkohë që opozita, Partia Demokratike, ka braktisur seancën në momentin e votimit.

Miratohet ligji për importin e mbetjeve

Postuar në 22 Shtator, 2016 22:08

Ligji për importin e mbetjeve është miratuar me 63 vota pro, 27 kundër dhe 7 abstenime, disa deputetë nuk kanë marrë pjesë në votim, duke ia lënë përgjegjësinë PS-së dhe LSI-së. Dy parti të afta të votojnë dhe gëlltisin çdo gjë. Fjalët janë të tepërta në këtë vend dhe në këtë rast, pasi e dimë të gjithë se çfarë u tha e çfarë u bë. Sesi ndryshoi një qëndrim politik sa hap e mbyll sytë. Kryeministri i tanishëm na tha dikur se pas ligjit të Sali Berishës qëndrojnë “interesa të jashtëzakonshme financiare”.

“Konsensus ose do të ketë pasoja. Konsensus nuk do të thotë 94 vota”

Postuar në 18 Korrik, 2016 23:24

Takimi i orës 16:00 ka prodhuar dy qëndrime: një është qëndrimi i Lulzim Bashës dhe Ilir Metës dhe një është qëndrimi publik i Edi Ramës që foli për një reformë në drejtësi që kalon me 94 vota. Duket se ky ka qenë provokimi i radhës, pasi Basha dhe Meta kanë konfirmuar se Edi Rama ka patur tjetër sjellje gjatë takimit. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka rikonfirmuar ndërkohë në “Opinion” ato që tha një ditë më parë: konsensus për reformën ose do të ketë destabilitet. Dhe konsensus sipas tij nuk janë 94 vota. “Votat e LSI do të jenë gjithmonë aty.

Hetimet britanike, helmimi i Litvinienkos me miratimin e Putin

Postuar në 21 Janar, 2016 11:11

Vrasja e ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, ishte e miratuar nga presidenti Vladimir Putin. BBC. shkruan se ky është një nga përfundimet e hetimeve nga autoritetet britanike.Litvinenko vdiq në moshën 43 vjeçare në Londër në vitin 2006, pak ditë pasi u helmua me polonium radioaktiv-210, të cilin ai besohet ta ketë pirë në një filxhan çaji.

Cirku me nenin 6 të kuponit tatimor. Spoti antiligjor dhe imponimi i Ramës për të miratuar propozimin e tij që u rrëzua në Komision

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:17

Projektligji për procedurat tatimore u miratua me shumicë dje në parlament, por ajo që suprizoi në votim ishte tërheqja e Komisionit të Ekonomisë, ose më saktë të deputetëve të PS-së nga anulimi i nenit të propozuar nga Rama ku "Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos paguajë për vlerën e mallit ose shërbimit të marrë, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor".

Pages

Subscribe to RSS - miratimi