ministrja e arsimit

Kërkesë nga brenda PS-së: Ministrja e Arsimit duhet të largohet, nuk ka as besimin e njerëzve të vet

Postuar në 13 Gusht, 2020 15:35

Pedagogia Irsa Ruçi, drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë thotë se reformimi i sistemit arsimor, duhet të nisë nga shkarkimi i ministres Besa Shahini. Në studion e lajmeve të TvT, Ruçi tha se ministrja e Arsimit nuk ka rritur të fitojë besim as te grupi i saj i punës. Sipas pedagoges Ruçi, strategjia për vitin e ri shkollor dhe akademik duhet të ketë pikën e parë pikërisht largimin e Shahinit.  

Tri salcat

Postuar në 23 Nëntor, 2016 12:50

Salca e parë është salca që të gjithë pamë në televizor. Salca që një vajzë nga Fieri vendosi ta zbrazte në kokën e ministres së arsimit. Një akt që në momentin e parë më shkaktoi një bezdi të madhe. Madje me veten time thashë fjalë shumë të pakëndshme në drëjtim të vajzes Fjalë të cilat nuk mund t’i paraqes në këto radhë për arsye etike. Me kalimin e orëve mu zbeh në memorien time edhe pamja e aktit të shëmtuar bërë ndaj një zonje të nderuar dhe fillova të ndjej një lloj gëzimi.

Dhuna mbi fëmijët dhe një ministre si hallvë e ftohtë

Postuar në 21 Qershor, 2016 15:00

Ngjarja e djeshme e kopshtit privat ku dhunohet një fëmijë 3 vjeç ka nxjerrë në dritë shumë të keqe sistemin e edukimit që funksionon në Shqipëri. E vërteta është se të gjithë prindërit detyrohen të kërkojnë mjedisin ku do të çojnë fëmijën e tyre duke u besuar të njohurve, garancive që jepen nga përvoja të tjera apo rekomandime gjysëm thashethemesh se “atje është filan edukatore e vjetër”, apo “drejtoresha është shumë e zonja”. Ky është problemi më bazik që nuk do të duhet të ekzistonte, por ja që ekziston.

Zgjedhjet që janë kthyer në problemin e universiteteve

Postuar në 14 Maj, 2016 13:36

Aplikimi rreth 20 vite më parë i caktimit të drejtuesve të universiteteve përmes zgjedhjeve të brendshme universitare, reflektonte dy supozime: 1) se kjo mënyrë do ndikonte pozitivisht mbi cilësinë e qeverisjes së universiteteve, dhe 2) se me drejtues të zgjedhur nga vetë komuniteti universitar, ndryshimi në universitete kishte gjasa të ishte më i shpejtë, më i madh, më cilësor!  

Subscribe to RSS - ministrja e arsimit