kulture

Zbërthim i poezisë së W. B. Yeats, “Dëshiron pëlhurat e qiejve”/ Nga tezgjahu, tek teoria e Ajnshtajnit e më tej...

Postuar në 26 Shkurt, 2024 21:43

 

Jetojmë në një kohë, ku teknologjia na mundëson të përmbytemi me të dhëna të shumëllojshme, që nga kohë pothuajse të harruara e deri në përditshmëritë tona, nga çdo skaj i botës së njohur dhe të ndërlidhur. Kjo vlen edhe për poezitë.

Khalil Gibran, dyshimet amerikane për përfshirjen me bolshevikët dhe hetimi i FBI

Postuar në 20 Shkurt, 2024 14:15

Tremble informon nga burime konfidenciale se Kahlil Gibran, një i huaj sirian me një studio arti në katin e tretë në West 10th Street, Manhattan, ka në zotërim një sasi të konsiderueshme materialesh propagandistike pacifiste dhe bolshevike. Tremble sugjeron se një kontroll i banesës së subjektit në fjalë mund të jetë i dobishëm." Me këto fjalë, më 12 gusht 1918, Edgar B. Speer, agjent special i BOI (Byroja e Hetimit) - bërthama origjinale e FBI (Byroja Federale e Hetimit) - ua kaloi këtë raportim kolegëve të tij në Nju-Jork.

Greqia rehabiliton Iannis Xenakis, polimathin "nga Rilindja e së ardhmes"

Postuar në 29 Janar, 2024 13:38

Iannis Xenakis është nderuar në Greqi me një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë. Xenakis është cilësuar si themeluesi i muzikës elektronike, një njeri me talent të shumanshëm, që theu kufijtë e zërit, duke përdorur formula matematikore.

Xenakis është ndarë nga jeta 20 vjet më parë, në Paris, vendi në të cilin ai u arratis pasi i mbijetoi me vështirësi një predhe tanku britanik në përleshjet që i paraprinë luftës brutale civile të Greqisë.

Spanglisht në Majami

Postuar në 27 Janar, 2024 10:52

Një dialekt i ri i veçantë është shfaqur në disa zona të Majamit kohët e fundit, si rezultat i ndërthurjes kulturore midis folësve të spanjishtes dhe atyre të anglishtes.

Gjuha e re është një dialekt i anglishtes me ndikim spanjoll që flitet në Floridën jugore, një variant që ka ardhur si rezultat i emigrimit prej dekadash të banorëve nga vendet spanjolle-folëse, veçanërisht Kuba që nga fundi i revolucionit në 1959.

Dritë e re mbi origjinën e hungarezëve

Postuar në 21 Janar, 2024 12:36

Burime të pashfrytëzuara më parë sjellin prova të reja mbi origjinën e hugarezëve. Instituti i Kërkimeve Hungareze bëri të ditur se viti që u mbyll ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, sidomos në fushat e filologjisë klasike dhe arkeogjenetikës.

Inteligjenca artificiale vlerësohet me çmim letrar në Japoni

Postuar në 18 Janar, 2024 18:05

Romani që fitoi çmimin më prestigjioz letrar së fundmi në Japoni ka dorën e inteligjencës artificiale. Autorja Rie Kudan ka pranuar se ka përdorur ChatGPT gjatë shkrimit të romanit, madje ajo e ndihmoi të zhbllokonte potencialin e saj.

Romani "Tokyo-to Dojo-to" u vlerësua me Akutagawa, çmimi më i madh i letërsisë në Japoni.

Ka një prirje të fortë për të politizuar fiksionin bashkëkohor

Postuar në 14 Janar, 2024 21:46

Sigrit Nunez është fituese e National Book Award në SHBA për vitin 2018, me librin “The friend”. Ajo e shkroi relativisht vonë librin e saj, edhe pse në botën e letrave u fut që në mes të viteve ’70. Puna si asistentredaktore në The New York Review of Books, krah emrave të njohur, mes të cilëve edhe Susan Sontag, e bëri atë të kërkonte më shumë. Ajo ka dhënë leksione në universitete të nivelit të lartë në SHBA, përfshirë Columbia dhe Princeton.

Nunez ka pikëpamje të forta për politizimin në rritje të fiksionit bashkëkohor. Është një prirje, të cilën thotë se e ka hasur shpesh.

Një studim mbi luftën e parë në Europë

Postuar në 14 Janar, 2024 16:46

 

Konfliktet e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë historisë dhe kanë qenë shpesh të dhunshme. Sulmet, atentatet, bastisjet, pritat dhe hakmarrjet shfaqen në të dhënat arkeologjike pothuajse aq herët sa shkojnë pothuajse në origjinë të njerëzimit. Por jo lufta.

Një Bonapart, studiues i gjuhëve galike

Postuar në 11 Janar, 2024 21:45

Një nip i Napoleon Bonapartit ka lënë mbrapa një kontribut jo të vogël në studimin e gjuhës galike.

Princi Louis Lucien Bonaparte udhëtoi nëpër Skoci në vitin 1858, duke mbledhur informacione mbi gjuhën galike dhe skocezët.

Rob Ó Maolalaigh, profesor i gjuhës galike në Universitetin e Glasgout, thotë se Bonapartit të ri i duhet njohur kontributi në studimin e gjuhëve, përmes punës në terren.

Vittorio Sgarbi, nën hetim për vjedhjen e një vepre arti

Postuar në 09 Janar, 2024 17:55

Kritiku i artit, Vittorio Sgarbi, është nën hetim për vjedhje të pasurisë kulturore. Lajmin e bëri të ditur fillimisht “Il Fatto Quotidiano”, sipas të cilës hetimi lidhet me një pikturë që i atribuohet Rutilio Manetti-t, e vjedhur nga Kështjella e Buriasco-s në 2013, e cila është rishfaqur në Lucca në vitin 2021 si "e pazbuluar më parë" dhe në pronësi të Vittorio Sgarbit.

Pages

Subscribe to RSS - kulture