kufij

Zgjatet me 6 muaj regjimi i kontrolleve në zonën Shengen

Postuar në 03 Maj, 2017 14:40

Komisioni Evropian pranoi kërkesën nga disa shtete anëtare për të zgjatur me 6 muaj kontrollet ekzistuese në kufihtë e  vendeve të zonës Shengen. Kjo për shkak të numrit të konsiderueshëm të refugjatëve që ndodhen ende në Greqi.Në komunikatë thuhet se mbajtja e kontrolleve edhe për gjashtë muajt e ardhshëm duhet të jetë një mjet i fundit për shtetet anëtare të zonës Shengen, pasi  "mbyllja" e kufijve duhet të zëvendësohet me masa të tjera për të garantuar të njëjtin nivel të sigurisë.

Süddeutsche Zeitung: Kufijtë e zemrës së Erdogan dhe goditja kundër qemalizmit

Postuar në 25 Nëntor, 2016 11:32

Në versionin e saj online Süddeutsche Zeitung e Mynihut ka botuar një analizë të gjerë të Christiane Schlötzer me titullin karakteristik, "Erdogan dhe kufijtë e zemrës së tij. Bëhet fjalë për kritikat e përsëritura të dy muajve të fundit nga presidenti i Turqisë përvtratatin e Lozanës të vitit 1923, i cili përcaktoi kufijtë e Turqisë moderne.

Bllokohet trafiku rrugor mes kufijve për shkak të emigrantëve sirianë, Serbia i vendos kushte Kroacisë

Postuar në 23 Shtator, 2015 10:43

Fotoreporteri i AP, Darko Vojinoviç ka fotografuar radhën e gjatë të automjeteve në pritje mes kufirit serb dhe atij kroat. Bllokimi i automjeteve në këtë aks ka ndodhur për shkak të fluksit të emigrantëve afër Batrovcit, rreth 100 km në perëndim të Beogradit. Kjo situatë ka precipituar edhe për shkak të nevrikosjes së dy shteteve ish-jugosllave si pasojë e bllokimit të shoferëve të kamionëve që e vështirësuan edhe më tej gjendjen.

Subscribe to RSS - kufij