kontratat

Basha letër Prokurorisë: Tregoni faktet

Postuar në 17 Qershor, 2019 10:29

Këtë të hënë pritej që Prokuroria t’i komunikonte akuzën kryetarit të PD për kontratat e Lobimit në Shtetet e Bashkuara, por Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, ish-sekretati i i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe dhe financieri  Ilir Dervishi përmes një letre drejtuar organit të akuzës shpjegojnë pse nuk pranuan të paraqiten.

Quo Vadis Luli?

Postuar në 24 Nëntor, 2017 21:15

Sipas rregullit demokratik, Lulzim Basha duhet të përfaqësonte sot kryeministrin në hije ose më saktë pretendin numër 1 për kryeministër të Shqipërisë, pasi është kryetari i partisë më të madhe të opozitës.

Ai ka operuar me disa standarde gjatë karrierës politike fillimisht si i emëruar ku u bë deri ministër dhe më pas si i zgjedhur kur fitoi bashkinë e Tiranës. Premisat që dikush të rrisë masën e njerëzve që e ndjekin dhe e besojnë rriten kur “lideri” tregon vendosmëri, besnikëri ndaj parimeve dhe më e rëndësishmja transparencë për vendimet që merr apo politikbërjen.

Pavarësisht marrëveshjes, në qershor u tenderuan pesë Hec të reja

Postuar në 05 Korrik, 2017 08:24

Një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit ishte edhe pezullimi I çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe lokal. Çka do të thotë pezullim tenderash për të hequr çdo dyshim manipulimi dhe ndikimi në zgjedhje. Por kjo pikë nuk është realziuar, të paktën sipas një raportimi të gazetës “Shqiptaarja.com”. Gazeta në fjalë shkruan sot se gjatë muajit qershor, “Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur garë për pesë hidrocentrale vendorë, të cilët, për nga fuqia dhe investimet, bëjnë pjesë ndër veprat mesatare hidroenergjetike”.

Alibia e kontratave të mbyllura

Postuar në 04 Tetor, 2016 15:55

Sot disa media pranë qeverisë kanë përcjellë në mënyrë identike një replikë të kryeninistrit në Facebook me një qytetar mbi lejet e ndërtimit të hidrocentraleve. Shprehet kryeministri Edi Rama:

Kemi anulluar plot e plot, por jo pasi janë mbyllur kontratat, sepse për një kontratë të mbyllur, shteti duhet të paguajë në arbitrazhe ndërkombëtare shumë më tepër se sa çfarë mund ta imagjinosh në ëndrrën më të keqe”.

500 mijë euro blerje armësh (dhe snajperash) pa garë dhe pa njoftim paraprak

Postuar në 17 Qershor, 2016 16:54

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka lidhur tri kontrata për blerje armatimi për policinë, duke ndjekur procedurën “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Informacioni bëhet publik në buletinin e muajit maj të Agjencisë së Prokurimit Publik ku rezulton se blerjet janë kërkuar të ndara konkretisht në:

Blerje pistoletash 9x19 mm në vlerë 23 527 560 lekë me TVSH.

Blerje pushkësh 5.56x45 mm në vlerën 29 394 000 lekë me TVSH

Blerje snajpersash model “Sako M10” për një vlerë prej 15 820 099 lekësh me TVSH.

“Football Leaks” publikon kontratat e futbollistëve më të njohur. Manovra të dyshimta nga agjentët: “Janë mbi 500 gigabyte dokumentacion”

Postuar në 07 Shkurt, 2016 00:16

Një skandal me përmasa shumë të mëdha qëndron në horizont për futbollin europian.  Një platformë, “Football Leaks”, e cila menaxhohet nga persona të panjohur, po publikon dokumente konfidenciale të kontratave dhe transfertave të futbollistëve, të cilat zbulojnë se shumat e publikuara nuk janë të vërteta. Platforma ka shpërndarë dokumentet online, duke ia dërguar edhe adresave të redaksive të ndryshme, në një mënyrë që të kujton “WikiLeaks”.

Subscribe to RSS - kontratat