konflikti berthamor

Dua të besoj se nuk po rrëshqasim drejt një konflikti bërthamor

Postuar në 24 Shtator, 2022 01:30

 Unë dua të besoj se…Kështu është shprehur ambasadori rus në ShBA Anatoy Antonov gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 60 vjetorit të Krizës së Raketave në Kubë. 

Dua të besoj se pavarësisht të gjitha vështirësive ne nuk i jemi qasur kufirit të rrezikshëm të rënies në humnerën e një konflikti bërthamor me amerikanët 

citohet ai. 

Sipas tij Rusia është e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në në luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet nisur kurrë. 

Simulimi i konfliktit bërthamor SHBA-Rusi, 18 milionë të vdekur/orë

Postuar në 19 Shtator, 2019 15:59

Universiteti i Princeton ka zhvilluar një simulim video për pasojat e një konflikti të mundshëm bërthamor mes SHBA dhe Rusisë. Sipas këtij simulimi parashikohet që goditjet e para bërthamore të vijnë pas avancimit të forcave konvencionale dhe do të jenë goditje taktike, paralajmëruese. Lufta bërthamore mendohet se nis pas kësaj faze dhe sipas idesë së zhvilluar Rusia do të asgjësonte Europën, ndërkohë që SHBA do të sulmonte bazat e lëshimit në Rusi.

Subscribe to RSS - konflikti berthamor