kamerat

Teknologjia mund të “riformatojë” muzetë dhe galeritë italiane të artit

Postuar në 18 Korrik, 2021 17:20

Muzetë dhe galeritë e Italisë hapën dyert me synimin për të rikuperuar 190 milionë euro (225 milionë dollarë) të ardhura që munguan vitin e kaluar. Por rihapja për vizitorët vjen me një risi: një projekt i ri  të dhënash që pritet t’i ndihmojë kuratorët të kuptojnë se cilat piktura dhe skulptura marrin vëmendjen më të madhe. Një ekip kërkimor në agjencinë e teknologjive të reja në Itali, ENEA, ka zhvilluar një sistem të bazuar në pajisje që mund të llogaritin se sa kohë dhe nga sa afër e vëzhgojnë një vepër vizitorët e muzeut.

Siguria shtesë, si një gjobë shtesë

Postuar në 24 Tetor, 2016 13:54

Me miratimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, nuk ka humbur kohë. Ai ka nisur të promovojë Shqipërinë e ekspozuar nga krimi i rrugës, që në statistika të tjera rezulton i ulur. Ky risk i lartë shërben si argument për të imponuar marrjen e masave teknologjike që burojnë nga ligji i ri, gjithnjë me synimin zyrtar siç shprehet ministri: për të çuar në zero goditjet kriminale. Por a është vërtet ky shqetësimi i tij?

Kamerat, Noka: ICITAP kërkoi anullimin e ligjit. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave e ka kundërshtuar”

Postuar në 21 Qershor, 2016 12:49

Komisioni i Sigurisë ka diskutuar sot edhe për dekretin e Presidentit që kthen për rishqyrtim ligjin për masat e sigurisë publike. Deputetët e maxhorancës dhe përfaqësues të ministrisë së Brendshme e cilësuan të pabazuar dekretin, ndërsa deputetët e së djathtës mendojnë të kundërtën. Më konkretisht, deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia kërkoi rrëzimin e dekretit të Presidentit, pasi sipas tij, argumentet nuk bazohen në frymën e ligjit. Ndërsa, zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa tha se dekreti është i pabazuar në Kushtetutë.

Kamerat në shkolla, a është i paracaktuar fituesi i tenderit nga AKSHI?!

Postuar në 15 Prill, 2016 21:52

Projekti i furnizimit me kamera të 60 shkollave të vendit vazhdon të sjellë dyshime dhe pikëpyetje të shumta mbi ligjshmërinë e procedurave dhe efikasitetin që mund të sjellë në fund zbatimi i kësaj gare. Në në fillim të kësaj gare janë hedhur pikëpyetje mbi kriteret jo të barabarta të konkurimit. Dyshime që nuk davariten edhe pas përgjigjes që AKSHI i ka sjellë TemA TV pas kërkesës sonë zyrtare.

"Tema Tv"

Kontestohet projektligji "Tahiri" për kamerat survejuese në pallate e biznese

Postuar në 25 Janar, 2016 12:01

Projektligji i propozuar nga qeveria për vendosjen e kamerave në ambjente publike si sheshet e pallatave apo detyrimin me ligj të bizneseve për paisjen me kamera ka ndeshur në kontestimin e parë nga radhët e opozitës. Deputeti Asllan Dogjani deklaroi në Komisionin e Sigurisë së kjo nismë ndërmerret për përfitime personale dhe nuk jep garanci për rritjem e sigurisë publike, pasi sipas tij disa ngjarje të bujshme të filmuara nga kamerat e sigurisë nuk janë zbardhur, duke përmendur vrasjen e Artan Santos dhe rrëmbimin e Enver Stafukës.

Subscribe to RSS - kamerat