Kadirov

Raportime në media: Lideri çeçen Ramzan Kadirov, në prag të vdekjes

Postuar në 03 Korrik, 2023 11:37

media të ndryshme po qarkullojnë lajme se kreu çeçen dhe një nga aleatët e ngushtë të presidentit rus, Ramzan Kadirov, po vdes. Kështu citohet një mesazh në Tik-Tok i djalit të tij, Adam Kadirov, që lutet për të atin.

Më herët është njoftuar se Kadirov vuan nga veshkat dhe në media kanë qarkulluar video të tij me pajisje mjekësore si vigona etj. 

Kadirov deklaron se çeçenët janë të gatshëm të luftojnë kundër ISIS-it

Postuar në 02 Tetor, 2015 13:58

Agjensia italiane e lajmeve ANSA raporton se lideri çeçen, Ramzan Kadirov ka premtuar dërgimin e trupave të vendit të tij në Siri për të luftuar kundër ISIS-it. “Unë kërkoj të na lejojnë të shkojmë për të marrë pjesë në operacionet speciale”, deklaroi Kadirov duke saktësuar se për këtë veprim duhet autorizimi i presidentit Vladimir Putin. “Si mysliman, si çeçen dhe si patriot rus deklaroj se në vitin 1999, kur republika jonë ishte në dorë të këtyre djajve që ekzistojnë edhe sot, ne u betuam mbi Kuran se do të luftonim gjithë jetën tonë kundër tyre, kudo që të gjendeshin”, theksoi Kadirov.

Subscribe to RSS - Kadirov