iom

IOM: 23 milionë njerëz përgatiten të emigrojnë. Shqipëria ndër 20 vendet kryesore si përqindje

Postuar në 11 Korrik, 2017 14:49

Organizata Ndërkombëtare për Migrimin(IOM) pa publikuar sot raportin e vet “Matja e Potencialit Migrator Global 2010 -2015” që analizon prirjet migratore të njerëzve në mbarë botën për periudhën 2010 – 2015. Sipas këtij raporti rezulton se rreth 0.5% e të rriturve në botë po përgatiten aktivisht për të emigruar, një e dhënë që në shifra absolute është 23 milionë njerëz. Destinacionet kryesore të kësaj vale potenciale janë SHBA, Britania e MAdhe, Arabia Saudite, Franca, Kanadaja, Gjermania dhe Afrika e Jugut. Një në tre të rritur që u përfshinë në sondim rezultoi se ka në plan të emigrojë.

Subscribe to RSS - iom