instrumentalizimi

Të abuzosh me emrin “Europë”

Postuar në 07 Korrik, 2016 13:02

Dëmi është bërë tashmë. Europa dhe Bashkimi Europian përdoren lirisht si sinonime dhe e zëvendësojnë njëra-tjetrën në ligjërimin publik. Sa për kujtesë: Europa dhe Bashkimi Europian janë dy gjëra të ndryshme. E di që është i thjeshtë dhe evident deri në banalitet ky pohim, por nganjëherë edhe disa gjëra të thjeshta duhen thënë. Sidomos për t’ua freskuar kujtesën atyre që e kanë bërë lëmsh komunikimin publik, duke na thënë “do të hyjmë në Europë”, “Europa nuk na pranon kështu siç jemi”, “po shkojmë drejt Europës” e të tjera broçkulla retorike si këto.

Subscribe to RSS - instrumentalizimi