hashtag

Për nevojat e partisë

Postuar në 20 Prill, 2019 14:04

Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të “epokës leniniste”, nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyre ngjarjeve, sidomos ata që i kanë përshkruar ato në mënyrë të dokumentuar. Ndër autorët e parapëlqyer, fjala vjen, Essad Bey është vetëm njëri prej tyre, sepse ata janë të shumtë. Ja Lenini në Paris, siç e ka përshkruar jo vetëm z. Essad Bey, por e shumta e autorëve të kohës: jetë mërgimtari, pothuaj vetmitar, përpos së shoqes Nadjezhda Konstantinovna Krupskaja, e cila nuk e braktis.

Ndërtesa “Fashiste”? Po Skënderbeu i Romës?

Postuar në 25 Shtator, 2018 13:49

Duke numëruar një më një hilet që është shtrënguar të përdorë pushteti për të kryer aktin vandal të rrënimit të kompleksit kulturor-historik të ndërtesave të ish-fondacionit “SKANDERBEG” (ku sot funksionojnë dy teatrot kombëtarë), hilja e radhës rezulton etiketimi i tyre si ndërtesa “fashiste”. Shpresojnë fort që me këto truke hileqare epitetesh të mund ta përligjin krimin që kanë gatitur. Prandaj më duhet të vazhdoj ta rrjep skilen, simbas mësimit popullor “Kush bân me hile, rripet si skile”. 

Një shans që opozita të shpëtojë sistemin (bashkë me Teatrin)

Postuar në 07 Korrik, 2018 17:34

Mënyra se si Edi Rama vendosi të realizonte projektin e kullave te Teatri, nuk cënon thjesht trashëgiminë kulturore apo pronën publike, trajektorja që zgjodhi Rama  e ka çuar lojën në një nivel më kritik, pasi Edi Rama na ka dhënë provën e pakundërshtueshme se ka gjunjëzuar sistemin Kushtetues të vendit.

Edi Rama ka neutralizuar çdo mundësi dhe çdo faktor që mund t’i rezistojë atij nga brenda kornizës së institucioneve Kushtetuese të vendit.

Le të përpiqemi ta kuptojmë sipas hallkave atë që ka ndodhur dhe atë që pritet të ndodhë.

Sesi teatri “alla Scala” na bën të fala

Postuar në 05 Korrik, 2018 21:34

Mor kokërr injoranti…!” nisa të shkruaja. Por u tërhoqa. Sepse personi që më ka shkruar në inbox më është drejtuar me mirësjellje. Atje në Milano ai është student, këtu mund të kishte qëlluar studenti im. Më takon t’i përgjigjem me mirësjellje, edhe me dashuri në mundsha, pyetjes së tij ngacmuese: “Po pse, profesor, La Scala e Milanos qenka ai teatër i Tiranës?”. Nga ana ime është fjala për dashuri, të kuptohemi, ndaj teatrove kudo ata qofshin.

Subscribe to RSS - hashtag