haftar

Rusia dhe Turqia tentojnë paqëtimin e palëve në konfliktin civil në Libi

Postuar në 14 Janar, 2020 01:17

Rusia dhe Turqia po tentojnë të përsërisin në Libi atë që realizuan në Siri. Dy rivalët Sarraj dhe Haftar janë takuar në Moskë ku raportohet se janë njohur me një draft marrëveshje armëpushimi.

Agjencia ruse “Sputnik" raporton se dokumenti parashikon ndalimin e të gjitha operacioneve ofensive ushtarake dhe lidhur me këtë pikë Haftar ka kërkuar kohë deri të martën dhe mandej është larguar nga Moska pa firmosur. 
I njëjti dokument parashikon krijimin e një komisioni të përbashkët, krijimin e një linje beteje dhe shmangien e goditjeve të qyteteve kryesore. 

Prezenca ruse në Libi, strategjia e Çurçillit në veprim kundër Europës?

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 14:13

Rusia e Vladimir Putinit po ja del me sukses të rindërtojë një botë të konkurencës gjeopolitike që u mendua se përfundoi me shkërmoqjen dramatike të Bashkimit Sovjetik. Putin e testoi forcën e vet me ndërhyrjen në Gjeorgji në vitin 2008, një vit pasi ai paralajmëroi ndryshime në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Akuza për krime lufte në Libi ndaj gjeneralit Haftar

Postuar në 01 Maj, 2019 11:52

BBC-ja raporton sot mbi disa akte që ajo i quan krime shumë të rëndë lufte kryer në Libi nga forcat e drejtuar nga gjenerali rebel, Khalifa Haftar që synon rrëzimin e qeverisë së Tripoli. Në videon e përcjellë nga BBC-ja paraqiten njerëz të Haftar që dhunojnë trupat e viktimave, një akt që paraqitet në mediat online.

Sot Libia e përfshirë në konflikt civil sheh se Haftar, me mbështetje edhe nga shumë aktorë në Perëndim, t’i afrohet pushtetit. Akuza e publikuar në median në fjalë zbulon natyrën e konfliktit në botën arabe ku duket se fitilat e luftës po rindizen.

Subscribe to RSS - haftar