greqia

Reformim shërbimit sekret grek

Postuar në 04 Tetor, 2022 14:57

Lord Evans, një ish-drejtori i shërbimit britanik, MI5, aktualisht një këshilltar joformal i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën "Kathimerini" përmes së cilës flet edhe për skandalin e fundit të përgjimeve. Lidhur me këtë çështje Evans ka bërë thirrje për një marrëdhënie të re të shërbimeve sekrete me publikun dhe ofrimin e informacionit, një lloj klisheje që është trashëguar nga Lufta e Ftohtë. 

Gardhim i plotë në të gjithë kufirin greko-turk

Postuar në 23 Gusht, 2022 23:11

 Këshilli grek për Sigurinë Kombëtare ka vendosur të autorizojë vendosjen e një gardhi në të gjithë gjatësinë e kufirit me Turqinë. 

Për përparësinë e vendosjes së gardhit do të konsiderohen mendimet e ministrive më të rëndësishme greke dhe segmenteve vendimmarrëse të ushtrisë

Ambasadori grek në Serbi: Pozicioni ynë për Kosovën nuk ndryshon

Postuar në 11 Gusht, 2022 19:24

Mediat serbe kanë qarkulluar një intervistë të ambasadorit të Greqisë në Serbi, Georgios Diakofotakis, dhënë për agjencinë “Tanjug” përmes së cilës janë vjelë një titulltë njohur: Greqia nuk do ta njohë Kosovën. 

Gjatë vizitës së tij në Beograd ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias përsëriti se pozicioni i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës

citohet ambasadori. 

Kütahıu, greko- gjeorgjiani që nxori Toskët nga Epiri

Postuar në 07 Gusht, 2022 14:24

 

Shqiptarët mes grekëve dhe turqve në Luftën greke për Pavarësi

Postuar në 05 Gusht, 2022 20:15

 

Një ese për lidhjet shqiptaro-greke në prag të pavarësisë së Greqisë, që nuk mund të kuptohet pa parathëinen historike: fundin e Pashallëkut të Ali Tepelenës.

Përgjimet telefonike, jep dorëheqjen shefi i shërbimit sekret grek Kontoleon dhe ndihmësi i Mitsotakisit, Dimitriadis

Postuar në 05 Gusht, 2022 13:30

Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë(EYP) Panagiotis Kontoleon, ka dhënë dorëheqjen. I caktuar në gusht të vitit 2019, ai largohet në dritën e informacioneve se shërbimi ka përgjuar telefonin e një gazetari të CNN Greece. Në detyrën e tij vjen sekretari i Ministrisë së Jashtëm Themistoklis Demiris.

Mitsotakis është i pabesueshëm për Turqinë

Postuar në 27 Korrik, 2022 19:59

Ankaraja zyrtare përjashton për momentin mundësinë e një takimi mes presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini” drejtori i Komunikimit të Erdogan, këshilltari Fahrettin Altun, nuk ka qenë fare i rezervuar në këtë drejtim, duke shprehur hapur pakënaqësinë e Turqisë me sjelljen politike të Mitsotakis.

A ishte pushtimi i Qipros më 1974, mizanskenë e një marrëveshjeje?

Postuar në 21 Korrik, 2022 18:36

Athina zyrtare e ka një ndër çështjet kryesore diplomatike Qipron dhe e quan pushtim atë që ndodhi në vitin 1974, por e vërteta është se ajo shmangu një konfrontim ushtarak me Ankaranë e ndoshta edhe u rakordua që ajo që ndodhi të ndodhte ashtu si ndodhi. Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, ish-kreu i Shërbimit Qendror Grek në Kyrenia të Qipros në atë vit, 87 vjeçari Alexandros Simeoforidis pretendon se informacionet e mbledhura ishin në kohë dhe të mjaftueshme, por nuk u morën parasysh.

Greqia kërkon sigurime ndërkombëtare për sovranitetin dhe integritetin e vet territorial

Postuar në 13 Korrik, 2022 00:51

Një hartë e tundur nga Devlet Bahceli, aleat i presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, ku disa ishuj të Greqisë prezantoheshin si territor turk, ka vënë në lëvizje politikën greke. Kryeministri Mitsotakis ka kërkuar sqarime nga Ankaraja mbi hartën, ndërkohë që mediat greke kanë këmbëngulur për të marrë qëndrime nga aktorë ndërkombëtarë mbi këtë çështje. 

Pozicioni ynë mbi këtë çështje është i qartë, sovraniteti i Greqisë nuk është në pikëpyetje

Greqi, ligj për lindjen e fëmijëve të asistuar deri në 54 vjeç.

Postuar në 12 Korrik, 2022 11:35

Greqia po diskuton aktualisht një projektlgj që u njeh të drejtën femrave në moshën 54 vjeç të asistohen në rrugë mjekësore për të patur fëmijë. Mosha kufi për këtë procedurë në vendin fqinj, aktualisht është 50 vjeç.

Po kështu drafti I jep të drejtë femrave të ngrijnë vezët pa marrë konsensusin e bashkëshortit. Për riprodhimin e asistuar të femrave në moshën 50-54 do të duhet marrin miratimin e Autoritetit Kombëtar për Riprodhimin e Asistuar.

Pages

Subscribe to RSS - greqia