firma turke

Gjiu i Vlorës, 439 mijë m2 jepen për akuakulturë një kompanie turke?

Postuar në 14 Shkurt, 2016 17:29

Kreu i Departamentit të Çështjeve Mjedisore në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar përmes profilit të tij në “Facebook” një projekt që e sheh Gjiun e Vlorës  si hapësirë për shfrytëzim për akuakulturë. “Nuk ka mundesi te jene vec te cmendur. Gjithe Gjiri i Vlores po jepet per akuakulture PA ASNJE (i) vleresim strategjik mjedisor, (ii) vleresim te thelluar te ndikimit ne mjedis, (iii) vleresim te ndikimit kumulativ, (iv) batimetrise se Gjirit, dhe (v) ne dhunim te Direktives se Bashkimit Evropian! 438,880 m2 shfrytezim me 1 leje! 5 te tjera aplikuar”, shkruan Malltezi.

Subscribe to RSS - firma turke