Gjiu i Vlorës, 439 mijë m2 jepen për akuakulturë një kompanie turke?

Postuar në 14 Shkurt, 2016 17:29

Kreu i Departamentit të Çështjeve Mjedisore në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar përmes profilit të tij në “Facebook” një projekt që e sheh Gjiun e Vlorës  si hapësirë për shfrytëzim për akuakulturë. “Nuk ka mundesi te jene vec te cmendur. Gjithe Gjiri i Vlores po jepet per akuakulture PA ASNJE (i) vleresim strategjik mjedisor, (ii) vleresim te thelluar te ndikimit ne mjedis, (iii) vleresim te ndikimit kumulativ, (iv) batimetrise se Gjirit, dhe (v) ne dhunim te Direktives se Bashkimit Evropian! 438,880 m2 shfrytezim me 1 leje! 5 te tjera aplikuar”, shkruan Malltezi. Postimin e tij e ka riprodhuar edhe gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” që njofton se dega e PD-së në Vlorë, do t’u bashkohet protestave të banorëve. “Siç shihet edhe në faksimilen e vendimit, Gjiri i Karaburunit i jepet një kompanie turke, e cila është e specializuar në fushën e akuakulturës. Akuakultura ka të bëjë me menaxhimin e peshkimit dhe konkretisht me të “akuakulturë” kuptohet mbarështrimi (kultivimi) i organizmave ujore, i drejtuar për shfrytëzimin e tyre ekonomik”, shkruan “RD”,  e cila sjell si shembuj plotësues edhe rastet e Lagunës së Patokut dhe asaj të Karavastasë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.