eurocol

Leje 20 vjeçare për përdorimin e bregdetit në Gjilekë, Dhërmi

Postuar në 21 Qershor, 2019 18:15

Qeveria shqiptare ka vendosur në datën 19 qershor t’i japë kompanisë “Eurocol” sh.p.k të drejtën e përdorimit të brigjeve dhe të sipërfaqes përkatëse para resortit “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, Bashkia Himarë. Propozimin e ka bërë ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj dhe VKM-ja parashikon të drejtë përdorimi për 20 vjet. Të ardhurat dhe tarifat si dhe kontarta përkatëse do të kalojnë për llogari të bashkisë Himarë. Baza ligjore për të bërë këtë kalim është neni 100 I Kushtetutës dhe neni 29 i ligjit nr.

PD: Fituesi i tenderit të OSHEE-së, u shpall i tillë edhe pse kishte ofrtë me 740 milionë lekë më shumë

Postuar në 09 Tetor, 2015 15:39

Partia Demokratike vijon të mbajë në vëmendje akuzat për tenderin e rikonstruksionit të godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas deklaratës që ka lexuar sot zëdhënësja Orjela Nebijaj, OSHEE-ja ka rritur fondin limit të tenderit për një ditues të paracaktuar, që është klient i Edi Ramës, kryeministrit. Sipas PD-së, prova për këtë është fakti se ofertuesi i dytë, ka dhënë një shumë prej 3.8 miliardë lekë, ku përfshinte shërbimet dhe fitimin.

Akuza, kreu i PD-së: “Kompania që ndërtoi vilën e Edi Ramës, sot mori tenderin 5 milionë euro”

Postuar në 06 Tetor, 2015 13:01

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar një klient të vetin me një tender 5 milionë euro. Duke folur nga Lushnja, Basha tha se tenderi është dhënë për rikonstruksionin e godinës së OSHEE-së pavarësisht se oferta ka qenë 750 milionë lekë më e lartë. “Sot është bërë e ditur se tenderi prej 5 milion dollarësh i OSHE të kërbaçit mbi qytetarët, i padrejtësisë, i vetëflijimit të Qamil Zelës ia kanë dhënë, me një dorë ndërtuesit të Sarajeve të Edi Ramës, Eurocol. Kishte ofertën më të lartë, 750 milion lekë më shumë, por ishte oferta e mikut të Edi Ramës.

Subscribe to RSS - eurocol